Pep Guardiola i bën thirrje Reijnders: A do të përjetosh një tjetër sezon të vështirë si te Milani?

Pas një transferimi të bujshëm nga Milani te Manchester City, Reijnders pritej të shkëlqente në Premier League. Megjithatë, pas një periudhe të vështirë, ai vendosi të ndryshonte destinacion dhe të kalonte në Al Qadsiah në Arabinë Saudite.

Fjalët e trajnerit Pep Guardiola, të zbuluara në dokumentarin “A Beautiful Obsession”, zbulojnë tensionin mes tij dhe mesfushorit. Në një moment të veçantë, Guardiola e pyeti Reijndersin në prani të skuadrës: “A do të dëshiroje të përjetosh përsëri sezonin e fundit që pate te Milani, atë ku nuk u kualifikuove për Europë? E do këtë? A do ta bësh këtë?”

Guardiola vazhdoi me një paralajmërim të fortë: “Mbajeni mend: nëse dëshironi ta jetoni ose ta rijetoni sezonin e fundit, bëjeni. Nëse nuk e doni, atëherë nuk do të fitoni, miqtë e mi”.

Megjithatë, gjërat nuk shkuan siç pritej. Manchester City arriti të kualifikohej në Champions League, por titulli i kampionit iu dha Arsenalit. Kjo situatë e vështirë e detyroi Reijndersin të largohej nga Europa, duke zgjedhur një aventurë të re në Arabinë Saudite.

 

Nga Rubrika