Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Afërdita Demaku, ka ndarë një lajm të jashtëzakonshëm me ndjekësit e saj, duke zbuluar se së shpejti do të bëhet gjyshe për herë të parë.
Vajza e saj, Dona, ka një lajm të veçantë, pasi ajo do të bëhet nënë për herë të parë, një moment që sjell shumë gëzim në familjen Demaku.
Në një postim emocionues në Instagram, Afërdita ka konfirmuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Besniku, do të përjetojnë rolin e ri si gjyshër. Postimi përmban një foto nga pushimet familjare, ku Dona shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë partnerit të saj, Florianit, duke shprehur emocionet e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.
“Ndërrim epitetesh për të gjithë ne! Dona dhe Floriani, për herë të parë prindër – Nënë e Baba. Unë dhe Besniku, gjyshe e gjysh,” ka shkruar Afërdita në mbishkrimin e fotos, duke theksuar gëzimin e saj për këtë kapitull të ri të jetës.
Ajo gjithashtu ka njoftuar se djali i saj, Jano, do të bëhet dajë për herë të parë, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë për të gjithë familjen. Pavarësisht gjinisë së foshnjës, ky është një bekim i madh për të gjithë ata që janë pjesë e kësaj historie.
Postimi i Afërditës ka marrë menjëherë një valë urimesh nga ndjekësit, miqtë dhe figura të njohura të estradës, të cilët i kanë shprehur urimet e tyre për shtatzëninë e Donës dhe gëzimin e plotë të familjes Demaku.
Urime edhe nga ne! /Prive By Liberta Spahiu