Dueli i fjalëve: Driloni zbulon mesazhet kërcënuese të Amarildos

Një përplasje e papritur mes dy figurave të njohura të showbiz-it ka nxitur një debat të gjerë në rrjetet sociale. Drilon Rama, në një intervistë ekskluzive për Prive, ka zbuluar detaje të frikshme nga komunikimi i tij me Amarildo Bakajn, duke hedhur dritë mbi tensionet që kanë shpërthyer mes tyre.

Driloni ka treguar se fillimisht nuk e kishte vënë re mesazhin e Amarildos, por reagimi i tij ka ardhur pas një story të postuar nga ky i fundit në rrjetet sociale. Kjo ka qenë pika e kthesës që e ka shtyrë atë të merret me situatën.

“Mesazhin e tij nuk e kam pa. Kur e pashë storyn e tij, ia kam kthyer”, ka thënë ai, duke lënë të kuptohet se tensioni ishte i pranishëm edhe para kësaj ndodhe.

Driloni ka përshkruar mesazhin si të gjatë dhe me tone kërcënuese, duke theksuar se nuk dëshiron të zbulojë të gjitha detajet. Megjithatë, ai ka ndarë disa nga fjalët që Amarildo ia kishte shkruar, duke e bërë situatën edhe më dramatike.

“Nuk po du me folë çka ka shkru, por ka qenë një tekst i gjatë që ka folë, ka kërcënuar. ‘Kam me të lypë’, ‘kam me të gjetë’”, ka rrëfyer ai, duke lënë të kuptohet se situata ishte shumë serioze.

Reagimi i Drilonit ka qenë i menjëhershëm, duke i kërkuar Amarildos të sqarojë qëllimin e tij. Ai ka qenë i drejtpërdrejtë, duke e pyetur nëse synimi i tij ishte një përballje fizike.

“Unë prapë ia kam kthyer: ‘Tregom, a je ka don me u rreh a jo?’ Për tjera sende, nëse ke ndërmend me bo diçka, hajde e mos më lodh tu më shkru libra aty, se unë jam duke e pritë meçin më shumë, jo”, ka thënë ai, duke shprehur qartë qëndrimin e tij.

Rama ka zbuluar edhe detaje të tjera interesante rreth kësaj përplasjeje dhe se çfarë ka ndodhur pas kamerave, duke e bërë këtë histori edhe më intrigante për publikun.

Intervistën e plotë me Drilon Ramën ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika