“Prej kohësh nuk bëj seks, jam mërzitur duke…”

Sharon Stone ka folur hapur për jetën e saj sentimentale, duke treguar se prej një kohe të gjatë është beqare dhe se nuk është më e interesuar për marrëdhënie të shkurtra apo histori pa angazhim.

Aktorja 68-vjeçare e preku këtë temë gjatë një bisede në podcast-in “Mayim Bialik’s Breakdown”, ku u pyet se çfarë lloj partnereje është dhe çfarë kërkon sot nga një marrëdhënie.

“Prej kohësh nuk bëj seks. Marrëdhëniet rastësore më kanë mërzitur. Dua dikë që të jetë partneri im, jo thjesht dikë me të cilin të bëj seks”, u shpreh Stone.

Aktorja tregoi se eksperiencat e saj në dashuri kanë qenë të ndryshme dhe se vendimi për të qëndruar vetëm lidhet me faktin se tashmë nuk dëshiron të hyjë në një marrëdhënie pa pasur ndjenja të vërteta.

“Jam një e dashur shumë e mirë, por ka kohë që nuk jam e dashura e askujt. Kam qenë e dashura e burrave shumë të këqij dhe e burrave të mirë. Kam pasur fat, pak fat dhe aspak fat. Prej kohësh jam single, sepse kam arritur në atë pikë ku dua të jem vetëm me dikë për të cilin kujdesem vërtet”, tha ajo.

Stone pranoi gjithashtu se, pavarësisht historive që ka përjetuar ndër vite, ende nuk mendon se ka gjetur atë që e konsideron dashurinë e madhe të jetës së saj.

“Kam pasur dashuri në jetën time, por nuk besoj se kam pasur dashurinë e madhe”, përfundoi aktorja.

Nga Rubrika