Në një postim mbresëlënës në Instagram, Alvisa Qarri ndau një moment tejet emocional teksa festonte dy muajorin e vajzës së saj, Reina. Në një atmosferë të ëmbël dhe të ngrohtë, shfaqet vogëlushja duke pozuar e rehatshme mes ngjyrave rozë dhe dekoreve delikate.
Veshur me një fustan të bardhë me fund rozë, Reina dukej sikur po ëndërronte mes ëmbëlsirash, me një tortë dekoruar me kujdes pranë saj. Detajet si tullumbacet, lulet dhe lodrat përbënin një skenë perfekte për një ditëlindje që mbush zemrat me dashuri.
Alvisa, e cila e konsideron Reinën si buzëqeshjen e saj më të ëmbël, ndau ndjenjat e saj me ndjekësit duke përshkruar momentin si mrekullinë që dëshiron ta shijojë çdo ditë. “Gëzuar 2-mujorin, princesha ime! Mami të do pafund,” shkruan ajo, duke ngjallur ndjenja të ngrohta dhe të dashura nga të gjithë.
Fotografitë rrezatojnë lumturi dhe duken të kuruara deri në detajin më të vogël, duke krijuar një kujtim të paharrueshëm për Alvisën dhe familjen e saj. Ky postim prekës është një shembull i dashurisë prindërore dhe rëndësisë së momenteve të vogla në jetën e një familjeje. /InfoKosova/
