Gresa Gashi shpreh nostalgji për Kadri Veselin para verdiktit në Hagë

Në një moment të veçantë, aktorja e njohur kosovare, Gresa Gashi, ka ndarë një mesazh emocionues në prag të shpalljes së verdiktit nga Dhomat e Specializuara në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ajo ka publikuar një fotografi krah ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke rikujtuar një periudhë të rëndësishme në jetën e saj.

Gresa ka ndarë përvojën e saj nga koha kur luajti përkrah Veselit në serialin e njohur “O sa mirë”. Ajo ka theksuar se me kalimin e viteve, kjo fotografi ka marrë një kuptim të ri dhe më të thellë për të, duke e bërë atë të reflektojë mbi emocionet e saj.

“Para disa vitesh pata kënaqësinë të luaja përkrah teje në serialin ‘O sa mirë’. Me kalimin e kohës, kjo fotografi morri krejt tjetër peshë. Sot e shikoj me mall, me emocion e mbi të gjitha, me shpresë. Uroj me gjithë shpirt që shumë shpejt kjo buzëqeshje të mos mbetet vetëm kujtim në një fotografi, por të kthehet mes nesh, aty ku i takon,” ka shkruar Gresa në postimin e saj.

Ky reagim vjen në një moment delikat për Kosovën, e cila është në pritje të vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Më 16 shtator, trupi gjykues pritet të shpallë aktgjykimin për ish-udhëheqësit e UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, pas një procesi të gjatë dhe të ndërlikuar gjyqësor.

/Prive By Liberta Spahiu

Hape postimin origjinal

Nga Rubrika