Nora Istrefi ka shkaktuar reagime të forta me postimin e saj të fundit në Instagram ku ndau një emblemë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shoqëruar imazhin me mesazhin: “Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë. Liri për çlirimtarët!”.
Ky veprim i saj është përshëndetur nga ndjekësit, të cilët e kanë vlerësuar si një akt mbështetjeje ndaj luftës çlirimtare dhe vlerave që ajo përfaqëson.
Emblema e UÇK-së, me ngjyrat e saj të ndezura kuqezi dhe shqiponjën dykrenare, është një simbol i rëndësishëm dhe i dashur për shumë shqiptarë, duke risjellë në kujtesë kohët e luftës dhe përpjekjet për liri.
Nora përdor rrjetet sociale jo vetëm për të ndarë momente nga jeta e saj personale dhe karriera muzikore, por edhe për të adresuar çështje të rëndësishme shoqërore dhe historike.
Ky mesazh mbështetjeje, veçanërisht në një kontekst kaq të ndjeshëm në Kosovë dhe për shqiptarët në rajon, e vendos atë ndër artistët që nuk hezitojnë të shprehen për tema historike dhe patriotike.
Ndjekësit e saj i kanë dhënë kurajë dhe lëvdata për guximin e saj për të ndarë këtë qëndrim dhe për të kujtuar luftëtarët e lirisë. Ky postim tregon edhe një herë se si muzika dhe arti mund të luajnë një rol thelbësor në përcjelljen e mesazheve për të drejtat dhe drejtësinë.
Tingulli i fortë i këngëve të saj dhe mesazhet e fuqishme që përcjell përmes tyre, i japin Norës një zë të veçantë në panoramën publike shqiptare. /InfoKosova/
