Profesori Blerim Latifi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me dënimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale, duke theksuar rëndësinë historike të kësaj lëvizjeje.
Në një postim të tij, Latifi thekson se UÇK’ja përfaqëson një histori suksesi të veçantë në kontekstin e shqiptarëve, duke arritur të ulë përfaqësuesit e tyre në tryezat e fuqive të mëdha, aty ku vendosen fatet e popujve.
‘’Kjo histori suksesi po dështojmë ta mbrojmë si legjitimitet historik dhe si trashëgimi për brezat që do të vijnë pas nesh’’, ka shkruar ai, duke e theksuar nevojën për ruajtjen e kësaj trashëgimie.
Postimi i tij është një thirrje për reflektim:
Të gjitha kryengritjet shqiptare në Kosovë, sipas tij, kanë përfunduar me dështim, përveç njërit: kryengritjes së UÇK-së.
Asnjë nga kryengritjet e tjera nuk ka arritur të sjellë shqiptarët në tryezat e fuqive të mëdha, aty ku vendosen vendimet që ndikojnë në fatin e tyre.
UÇK-ja është e vetmja histori suksesi që kemi, dhe ky fakt duhet të njihet dhe mbrohet.
Dhe për këtë arsye, është e domosdoshme që të ruajmë këtë histori suksesi si një legjitimitet historik dhe si një trashëgimi për ata që do të vijnë pas nesh.