Learta Jakupi ka rrëmbyer vëmendjen në rrjetet sociale me një paraqitje që të lë pa fjalë. Në një postim të fundit në Instagram, ajo shfaqet me një fustan të zi me shkëlqim, që i rri pas trupit dhe thekson linjat e saj elegante.
Dekoruar me një varëse brilante, Learta rikthen glamurin në një pamje që ajo e quan si një nga më të preferuarat e saj. Kombinimi i thjeshtësisë dhe elegancës e bën dukjen të pabesueshme.
Me sfondin e kuruar nga lule ngjyrë rozë dhe jeshile, prezenca e saj lartësohet edhe më shumë, duke krijuar një atmosferë perfekte. Salloni ‘Mia Matin’ dhe ‘Salloni N’jomza’ janë përgjegjëset për këtë krijim artistik.
Learta nuk nguron të eksperimentojë me modele të ndryshme të flokëve dhe grimit, duke treguar njëherësh natyralitet dhe shkëlqim. Pamja e saj pasqyron sofistikim dhe vetëbesim, ndërsa fustani thekson në mënyrë sensuale format e saj.
Ky postim ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët vlerësojnë zgjedhjet e saj të stilit dhe mënyrën se si di të dalë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Learta, e njohur për stilin e saj të veçantë, vazhdon të jetë një burim frymëzimi për shumë ndjekës, duke treguar se thjeshtësia dhe elegance janë çelësi për një pamje të suksesshme. /InfoKosova/
