Beatrix ndez rrjetin: Top i zi që zbulon dekoltenë e saj bombastike

Beatrix Ramosaj ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj të fundit në Instagram.

Këngëtarja është shfaqur me një top të zi që i thekson dekoltenë dhe i nxjerr në pah format e saj trupore të admirueshme.

Në këtë fotografi, Beatrix pozon pranë një mure guri, duke kombinuar topin provokues me një palë pantallona të bardhë që i japin një kontrast të veçantë pamjes së saj.

Stili i saj i guximshëm dhe plot vetëbesim e bën këtë postim të jetë përfolur shumë në rrjetet sociale.

Kujdesi i saj për detajet është padyshim i dukshëm, teksa flokët e gjatë ngjyrë të artë bien lirshëm mbi supet, duke e bërë pamjen edhe më magjepsëse.

Ndërsa qëndrimi i saj i relaksuar dhe fytyra e grimuar me kujdes e vendosin atë në kufirin mes ëmbëlsisë dhe provokimit, sikurse reflekton edhe vetë përshkrimi i fotos: “somewhere between sweetheart and trouble.”

Të ndjekësit e saj janë mahnitur nga kjo paraqitje, duke e komplimentuar me komente lëvduese dhe emoji zemrash.

Beatrix, një figurë tashmë e njohur për pamjet e saj tërheqëse, vazhdon të mbetet një ikonë stili dhe elegancë. /InfoKosova/

Beatrix Ramosaj

Nga Rubrika