Pas një periudhe të gjatë larg ekranit, Lorina Dula, një nga figurat më të njohura të moderimit sportiv, ka bërë të ditur se rikthimi i saj në televizion është në horizont.
Pas pesë vitesh përkushtim në këtë fushë, ajo vendosi të mbyllë një kapitull të rëndësishëm të karrierës së saj, por duket se ky largim nuk do të jetë i përhershëm.
Gjatë një interaksioni me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja u pyet nëse ka plane për t’u rikthyer në ekran dhe nëse do të merrte pjesë në “Big Brother VIP Kosova”.
Përgjigjja e saj ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë.

“Po, do të rikthehem në TV, por në Big JO!!”, theksoi ajo, duke e përjashtuar kategorikisht mundësinë e pjesëmarrjes në këtë format të njohur televiziv.
“Për diçka ma të bukur”
Kur u pyet për arsyen e largimit nga televizioni, Lorina zgjodhi të mos jepte shumë detaje, por la të kuptohet se ajo është në pritje të një projekti të ri.
“Për diçka ma të bukur”, ishte përgjigjja e saj enigmatike që ngjalli kuriozitetin e ndjekësve, të cilët mezi presin të dinë më shumë rreth këtij projekti të ri.

Aktiviteti i saj jashtë ekranit është gjithashtu i dukshëm, pasi ajo ka vazhduar të jetë e angazhuar në aktivitete publike dhe në rrjetet sociale.
Ditët e fundit, Lorina është parë në protestat që po zhvillohen në Prishtinë, ku iu bashkua qytetarëve në shesh për të shprehur mendimet e saj mbi ngjarjet aktuale.
Se çfarë projekti do të sjellë ajo, mbetet për t’u zbuluar, por një gjë është e sigurt: Lorina Dula është e vendosur të rikthehet në televizion, ndonëse “Big Brother VIP Kosova” nuk është në planet e saj.
