Pas një periudhe të ngjeshur të mbushur me koncerte dhe aktivitete, Tayna po shijon disa ditë relaksi që i ka merituar plotësisht.
Ajo ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj momente të veçanta nga pushimet, megjithëse nuk ka zbuluar vendndodhjen e saktë ku po qëndron.
Fotot që ajo ka publikuar në rrjetet sociale tregojnë një artistë në formë të shkëlqyer, me linja trupore që bien në sy dhe që e karakterizojnë gjithmonë.
Postimi i saj më i fundit në Instagram është shoqëruar me një shprehje humoristike: “Nejse a e dini kush pushon n’shtator?”, duke e bërë kështu më tërheqëse komunikimin me ndjekësit.
Kjo periudhë pushimi vjen pas një vendimi të rëndësishëm që ajo mori për të bërë një shkëputje nga muzika për një kohë të caktuar.
Vetëm disa javë më parë, Tayna njoftoi se pas tetë vitesh aktive në skenë dhe në jetën e natës, ka vendosur të marrë pak kohë për veten e saj.
Megjithatë, ajo i qetësoi adhuruesit e saj duke theksuar se kjo është një pauzë e përkohshme dhe se shumë shpejt do të rikthehet me një “kapitull të ri” në karrierën e saj.