Anisa ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke paralajmëruar ndjekësit e saj për një llogari të rreme që po përdor imazhin e saj për vite me radhë.
Ajo ka ndarë një postim në InstaStory, ku ka sqaruar se ky profil mashtrues nuk ka asnjë lidhje me të dhe se individi pas tij po keqpërdor identitetin e saj për të kontaktuar njerëz të ndryshëm.
Situata është bërë serioze, pasi Anisa ka theksuar se ky profil ka arritur deri në mashtrime financiare dhe morale, duke kërkuar para dhe dërguar fotografi të ndryshme, madje edhe duke hapur llogari në aplikacione takimesh.
“Nëse dikush ka komunikuar me këtë account, ju lutem ta dini se NUK kam qenë unë dhe çdo gjë që është kërkuar apo dërguar nuk ka ardhur prej meje”, ka theksuar ajo me vendosmëri.
Ajo u ka bërë thirrje ndjekësve të saj që të tregohen të kujdesshëm, të mos dërgojnë para dhe të mos ndajnë të dhëna personale, si dhe ta raportojnë menjëherë llogarinë e rreme.
Anisa theksoi se vendosi ta bëjë këtë rast publik për të parandaluar që askush tjetër të bjerë pre e këtyre mashtrimeve të rrezikshme.
/Prive By Liberta Spahiu
