Sot shënohet një vit nga tragjedia që tronditi familjen Kelmendi, kur Eldion Kelmendi humbi jetën në një aksident me motor. Ky përvjetor ka sjellë një valë kujtimesh dhe mesazhesh në rrjetet sociale, por disa prej këtyre postimeve kanë provokuar një reagim të fortë nga motra e Gjestit, Blerina.
Me një postim në Instagram, Blerina ka shprehur indinjatën e saj ndaj atyre që publikojnë fotografi pranë varrit të vëllait të saj, duke e konsideruar këtë veprim si një mungesë respekti për dhimbjen e familjes. Ajo ka theksuar se këto veprime janë të papranueshme dhe kërkon që të respektohet kujtimi i Eldionit.
“Nuk mund ta kuptoj se si disa njerëz mund të jenë kaq të pandërgjegjshëm. Çfarë përfitojnë duke postuar foto te varri dhe duke shkruar për ngjarjen? Unë ju them: Marre ju qoftë! Këto veprime janë për të gjithë ata që sot po e bëjnë këtë”, ka shkruar Blerina.
Reagimi i saj nuk përfundon këtu; ajo ka vijuar me një tjetër postim ku shpreh shqetësimin për mënyrën se si po trajtohet humbja e vëllait të saj në publik.
“Dhimbja nuk tregohet në rrjetet sociale me foto, video apo shkrime. Kjo është thjesht një kërkesë për vëmendje, por jo në këtë mënyrë”, ka theksuar ajo.

Ky reagim i Blerinës vjen në një moment delikat për familjen, e cila po përkujton një vit nga humbja e Eldionit. Ajo kërkon që ky përvjetor të trajtohet me dinjitet dhe respekt, larg çdo lloj publikimi që, sipas saj, është bërë për tërheqje vëmendjeje.