Tayna po përjeton një aventurë të paharrueshme në Ibiza, një nga destinacionet më të njohura për jetën e natës, ku muzika dhe argëtimi nuk kanë të ndalur.
Këngëtarja shqiptare është parë duke shijuar një natë të veçantë, e cila përfshinte dy emra të njohur të muzikës elektronike, Black Coffee dhe Mahmut Orhan, të cilët kanë bërë që atmosfera të jetë elektrizuese.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Taynën duke u argëtuar pranë këtyre artistëve, duke tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve dhe fansave të saj.

Ky moment i veçantë vjen pas një periudhe kur Tayna ka arritur të krijojë lidhje të forta me skenën ndërkombëtare të muzikës elektronike, duke e bërë atë një emër të njohur në këtë zhanër.
Kënga e saj “Si Ai” është bërë një hit i njohur, e cila është luajtur në sete të DJ-ve të njohur, përfshirë edhe Mahmut Orhan, i cili e ka përfshirë atë në performancat e tij të shumta.
Prania e Taynës në Ibiza, së bashku me Mahmut Orhan dhe Black Coffee, ka krijuar një atmosferë të veçantë, duke bërë që natën të jetë edhe më tërheqëse për të pranishmit.
Me pamjet që po qarkullojnë në rrjet, mbetet për t’u parë nëse kjo natë do të sjellë ndonjë zhvillim të ri në karrierën muzikore të Taynës, e cila po vazhdon të surprizojë fansat e saj.
/Prive By Liberta Spahiu
