Amber, ish-pjesëmarrëse e “Big Brother VIP 4”, ka ndarë përvojat e saj nga shtëpia më e njohur televizive në Shqipëri gjatë një interviste me Stenaldo Mëhillin në emisionin “Live From Tirana”.
Gjatë bisedës, Amber u pyet për ndjenjat e saj dhe nëse kishte flirtuar me ndonjë banor brenda apo jashtë formatit. Ajo u shpreh se nuk ka komplekse dhe se, nëse do të kishte diçka, do ta bënte publike pa hezitim.
“Nuk e kam aspak problem ta bëj publike. Rrjetet sociale janë zhvilluar aq shumë, sa nuk mund të fshihesh; mjafton të dalësh për drekë apo darkë. Para se të na nxjerrin të palarat, më mirë t’i nxjerrim vetë”, tha ajo me një buzëqeshje në fytyrë.
Pjesë nga intervista:
Stenaldo: A të ndihmoi Big-u të zbulosh te vetja anë që nuk i njihje ose të cilave nuk u kushtoje rëndësi para se të merrje pjesë në “Big Brother”?
Amber: Big-u të rrit përpara kamerave, sepse të mëson parime që nuk i fiton në një intervistë të zakonshme. Aty njeh veten dhe kupton vlerat e tua, si person.
Stenaldo: Po për dashurinë pas Big-ut, si mendon?
Amber: Për mua, dashuria nuk ka ndryshuar.
Stenaldo: Po këndvështrimi yt për të?
Amber: Nëse dikush të do, apo nëse ti do dikë, Big-u nuk ta ndryshon këtë.
Stenaldo: Nëse do të kishe qëndruar më gjatë në shtëpi dhe nuk do të kishe bërë një rihyrje, a mendon se mund të ishe dashuruar me dikë?
Amber: Jo, unë godas që në fillim; nuk e lë për në fund.
Amber ka treguar se përvoja në “Big Brother” i ka ndihmuar të kuptojë më mirë veten dhe ndjenjat e saj. Ajo theksoi se dashuria është një ndjenjë e pastër që nuk ndikohet nga ambienti televiziv.