Magjia e modës: Yjet që shkëlqyen në Javën e Modës në Paris

Pas një udhëtimi të mrekullueshëm përmes qyteteve të modës si Nju Jork, Londër dhe Milano, vëmendja tani është përqendruar në Paris, ku po zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit të modës ndërkombëtare.

Kryeqyteti francez ka rikthyer atmosferën e tij të njohur, duke sjellë në skenë emra të njohur si Chanel, Celine, Dior dhe Louis Vuitton, të cilët po prezantojnë koleksionet e tyre më të reja në mënyrë spektakolare.

Por, moda nuk është vetëm për modelet që ecin në pasarela. Të ftuarit VIP janë një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij eventi, pasi emra të njohur nga bota e kinemasë, muzikës, sportit dhe showbiz-it kontribuojnë në magjinë e këtij spektakli me çdo paraqitje të tyre në rreshtin e parë.

Parisi është shndërruar në një arenë ku stilet elegante dhe të përmbajtura përballen me zgjedhje më të guximshme, duke dëshmuar se moda vazhdon të krijojë momente të paharrueshme edhe jashtë pasarelave.

Java e Modës në Paris është ende në fazat e saj fillestare, ndërsa priten edhe yje të tjerë të famshëm që do të mbërrijnë në kryeqytetin francez, duke rritur pritshmëritë për paraqitjet e tyre të jashtëzakonshme.

Nga Rubrika