Tensionet në rritje: Rusia në prag të sulmeve ndaj NATO-s

Tensionet mes Rusisë dhe NATO-s po rriten, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë në Evropë. Një raport i fundit nga shërbimi danez i inteligjencës ushtarake sugjeron se Rusia mund të ndërmarrë sulme të kufizuara ndaj vendeve anëtare të Aleancës.

Ky paralajmërim erdhi në një raport të publikuar më 24 shtator nga inteligjenca ushtarake daneze, e cila thekson se ndonëse një pushtim i plotë i një vendi të NATO-s duket i pamundur, rreziku për incidente ushtarake të kufizuara është në rritje.

Raporti i Corriere della Sera tregon se Moska mund të provojnë të testojë reagimin e NATO-s përmes sulmeve ndaj infrastrukturës, sabotazheve dhe operacioneve të tjera që mund të shkaktojnë përçarje brenda Aleancës.

Një aspekt tjetër shqetësues i raportit është përshkallëzimi i luftës hibride ruse ndaj vendeve evropiane, ku sulmet kibernetike dhe sabotazhet janë bërë një strategji e zakonshme për të penguar mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Inteligjenca daneze gjithashtu ngrit shqetësimin për mundësinë e përdorimit të operacioneve me flamur të rremë, siç janë sulmet me dronë që mund të paraqiten si veprime të Ukrainës, duke e bërë situatën edhe më të komplikuar.

Kremlini e sheh forcimin ushtarak të Evropës si një kërcënim në rritje dhe mund të konsiderojë vitet e ardhshme si një periudhë vendimtare për strategjitë e tij ushtarake.

Megjithatë, raporti thekson se një sulm ndaj një vendi të NATO-s do të ishte një lëvizje jashtëzakonisht e rrezikshme për Rusinë, pasi do të mund të shkaktonte një përgjigje të përbashkët ushtarake nga Aleanca.

Skenari më alarmant, sipas analizës, do të ishte një llogaritje e gabuar nga Moska në lidhje me gatishmërinë e NATO-s për të reaguar si një trup i vetëm, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.

Nga Rubrika