Zbulime të reja nga gazetari Tozaj: Të tjera skandale në horizont

Pas një periudhe të trazuar në rrjetet sociale, gazetari Elton Tozaj ka bërë një paralajmërim të fortë, duke theksuar se ajo çfarë kemi parë deri tani është vetëm maja e ajsbergut.

Tozaj, i njohur për publikimet e tij të guximshme, ka hedhur në treg materiale që lidhen me figura të njohura të showbizit, përfshirë emra si Monika Lubonja dhe Eli Fara. Ai shpreh pritshmëri për reagime të forta pas këtyre zbulimeve.

“E di e pres edhe sulmin që do të më bëhet shumë shpejt, por dua t’ju siguroj që pas kaq kohësh që e bërtas këtë fenomen, pavarësisht të gjithë asaj që më pret, unë nuk do të heq dorë”, shkruan ai.

Gazetari gjithashtu përmendi Adrian Hilën, duke e cilësuar atë si një rast të veçantë, por vetëm fillimin e një serie zbulimesh që ai pretendon se ka në dorë.

“E nëse mendoni që Adi ishte maksimumi, ju siguroj që jo! Adi Hila qe vetëm fillimi i një marrëzie që ka ndodhur e vazhdon të ndodhë! Së shpejti më të tjera materiale shumë herë më të forta dhe me personazhe që do të shokoheni akoma më shumë!”, paralajmëron Tozaj.

Por deklaratat e tij nuk ndalen këtu. Në një postim të fundit, ai ka lënë një paralajmërim të ri, duke përmendur një biznesmen dhe këngëtarë të njohur, duke sugjeruar se do të ketë zhvillime të tjera të papritura.

“Muaji tetor na sjell një biznesmen me këngëtarë meshkuj e femra në orgji të ndyra e të frikshme!”, shkruan ai.

Megjithatë, Tozaj nuk ka zbuluar emra konkretë dhe as nuk ka ofruar prova për këto pretendime. Autenticiteti i materialeve të mëparshme që qarkullojnë në rrjet mbetet i paqartë, ndërsa personat e përmendur kanë të drejtën e reagimit ndaj këtyre akuzave.

Nga Rubrika