Pas përfundimit të serialit të njohur turk “Eşref Rüya”, një histori e re dhe intriguese po merr formë. “Eşref Tek” do të rikthejë në ekran personazhin e njohur, duke na ofruar një pasqyrë të thellë mbi të kaluarën e tij.
Ky projekt i ri premton të zbulojë se si Eşrefi, i interpretuar nga Çağatay Ulusoy, u shndërrua në një figurë të njohur të botës së krimit.
Siç raportojnë mediat turke, “Eşref Tek” do të na çojë pas në kohë, në periudhën kur Eşrefi ende nuk kishte arritur të bëhej emri i njohur që të gjithë e dinë. Kjo histori do të shfaqë rrugëtimin e tij dhe sfidat që e çuan drejt transformimit të tij në një lider të botës kriminale.
Në qendër të narrativës do të jetë kërkimi i Eşrefit për Rüyan, dashurinë e tij të fëmijërisë. Ky element emocional do të jetë një nga pikat kryesore që do të ndihmojë në ndërtimin e karakterit të tij dhe në zhvillimin e ngjarjeve të tjera në histori.
Rrugëtimi i Eşrefit merr një kthesë të re kur ai takon Kadirin në Qipro. Kjo miqësi do ta çojë atë në Stamboll, ku të dy do të përballen me rreziqe të shumta dhe do të përpiqen të gjejnë vendin e tyre në një botë të mbushur me grupe kriminale.
Ndërsa Eşrefi përpiqet të mbijetojë dhe të forcojë pozitat e tij, emri i tij fillon të bëhet gjithnjë e më i njohur në rrethin e krimit. Historia do të përqendrohet në këtë transformim dhe në momentet që e formësuan atë si personazh të njohur.
Çağatay Ulusoy do të rikthehet në rolin e Eşref Tek, duke sjellë përsëri në jetë këtë personazh kompleks. Megjithatë, detajet e plota për kastin e “Eşref Tek” ende mbeten të panjohura për publikun.
Projekti pritet të publikohet në Prime Video, por data e premierës ende nuk është njoftuar. Kompania e produksionit ka shoqëruar njoftimin me një mesazh intriguese: “Një emër. Një fillim. Eşref Tek. Çdo legjendë ka një fillim. Së shpejti.”
Prandaj, në vend që historia të vazhdojë pas finales së “Eşref Rüya”, “Eşref Tek” do t’i japë publikut mundësinë të zbulojë se si Eşrefi u formua dhe si nisi rrugëtimi që e çoi drejt botës së krimit. /Prive By Liberta Spahiu