Këngëtarja Fifi ka dalë në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram për të sqaruar situatën e krijuar nga disa video intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku është aluduar se ajo është një nga personat e shfaqur.
Ajo ka mohuar çdo lidhje me individin që po përmendet, duke theksuar se nuk e njeh atë dhe se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me të. “Nuk e di as ku e ka studion në fjalë, as që kam bashkëpunuar ndonjëherë me të”, ka thënë Fifi gjatë live-it.
Këngëtarja e njohur ka cilësuar këto aludime si shpifje të rënda dhe dëmtim të imazhit të saj, duke theksuar se këto pretendime po ndikojnë negativisht edhe në jetën e saj familjare. “Po më shqetësoni mua, familjen time”, ka shprehur ajo me shqetësim.
Për të mbështetur qëndrimin e saj, Fifi ka sjellë një argument tjetër të rëndësishëm. Ajo ka theksuar se në periudhën kur pretendohet se janë realizuar videot, ajo ka pasur një peshë dukshëm më të madhe. “Në kohën kur pretendohet që janë bërë këto video, unë kam qenë 110 kilogramë dhe ndoshta ka qenë periudha kur kam qenë shtatzënë”, ka deklaruar ajo.
Fifi gjithashtu ka përmendur tatuazhet e saj, duke theksuar se trupi i saj është i mbuluar me tatuazhe, çka sipas saj mund të shërbejë si një tjetër element dallues për të vërtetuar se ajo nuk është personi në videot.
Reagimi i saj vjen në një kohë kur rrjetet sociale janë mbushur me spekulime dhe pretendime për identitetin e personave që shfaqen në këto materiale. Megjithatë, deri tani, identiteti i personave në videot nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.
Fifi, me këtë reagim, ka bërë thirrje për ndalimin e shpifjeve dhe për mbrojtjen e privatësisë së saj dhe të familjes së saj. Ajo shpreson që situata të zgjidhet sa më shpejt dhe të rikthehet në normalitet.
/Prive By Liberta Spahiu
[[M1]]
[[M2]]
[[M3]]