Kuriozitete historike: Chaplin dhe 50 Cent, bashkëkohës të papritur

Një platformë inovative po zbulohet për të na treguar se si figura historike dhe ngjarje që mendojmë se janë të ndara nga koha, në të vërtetë kanë përkuar në të njëjtën periudhë. Kjo na jep mundësinë të shohim lidhje të pazakonta, si ajo mes Charlie Chaplin dhe 50 Cent, ose Pablo Picasso dhe Eminem, që në dukje duken të pamundura.

Vija kohore, e krijuar nga dizajneri Stefan Trkulja, lejon përdoruesit të eksplorojnë personazhe historikë, ngjarje dhe epoka, duke krahasuar periudhat dhe duke zbuluar për sa vite ato kanë bashkëjetuar.

Një nga shembujt më të spikatur është ai i Charlie Chaplin dhe 50 Cent. Chaplin, i njohur si një nga aktorët më të mëdhenj të kinemasë, lindi më 16 prill 1889 në Londër dhe bëri debutimin e tij në film pa zë në vitin 1914. Ai jetoi deri më 25 dhjetor 1977.

Ndërkohë, 50 Cent, emri i vërtetë i të cilit është Curtis James Jackson III, erdhi në jetë më 6 korrik 1975 në New York. Kështu, dy figura të njohura të kulturës pop kanë ndarë një periudhë të shkurtër të jetës së tyre, për më shumë se dy vite.

Përveç kësaj, një tjetër lidhje interesante është ajo mes reperit Eminem dhe piktorit Pablo Picasso. Eminem, i njohur për stilin e tij unik, lindi më 17 tetor 1972, ndërsa Picasso, një nga artistët më të njohur të shekullit XX, lindi më 25 tetor 1881 dhe vdiq më 8 prill 1973.

Ky fakt tregon se ata kanë qenë bashkëkohës për një periudhë të shkurtër, dhe Picasso ishte ende gjallë kur u realizua telefonata e parë nga një telefon celular më 3 prill 1973, vetëm pesë ditë para vdekjes së tij.

Një tjetër histori e veçantë është ajo e Helen Viola Jackson, e cila njihet si e veja e fundit e një veterani të Luftës Civile Amerikane. Ajo lindi më 3 gusht 1919 dhe u martua me James Bolin, një veteran 93-vjeçar, kur ishte vetëm 17 vjeçe.

Bolin kishte shërbyer në Kalorësinë e 14-të të Missouri-t gjatë luftës që përfundoi në vitin 1865, dhe ndërroi jetë në vitin 1939, vetëm tre vjet pas martesës së tyre. Helen Viola Jackson jetoi deri në vitin 2020, duke arritur moshën 101-vjeçare, dhe kështu dëgjoi këngët e artistëve modernë si Taylor Swift dhe Dua Lipa.

Gjithashtu, Universiteti i Oxford-it ka një histori më të gjatë se sa Perandoria Azteke. Mësimdhënia në Oxford ka filluar që në vitin 1096, ndërsa Tenochtitlán, qendra e qytetërimit aztek, u themelua në vitin 1325. Kjo tregon se Oxford-i është disa shekuj më i vjetër se Azteket.

Një tjetër fakt interesant është se distanca kohore mes Kleopatrës dhe ndërtimit të Piramidës së Madhe të Gizës është më e madhe se ajo që e ndante mbretëreshën egjiptiane nga ulja e njeriut në Hënë. Kjo na bën të kuptojmë se historia është më e ndërlikuar se sa mendojmë.

Edhe ekzekutimi i fundit me gijotinë ndodhi pas shfaqjes së parë të “Star Wars” më 10 shtator 1977, kur Hamida Djandoubi u ekzekutua në Marseille. Kjo tregon se ndarja e historisë në epoka të ndryshme mund të krijojë një perceptim të gabuar për kohën.

Personazhe, zhvillime teknologjike dhe ngjarje që i vendosim në botë krejt të ndara, shpesh kanë ndodhur paralelisht dhe kanë bashkëjetuar në të njëjtën periudhë.

Nga Rubrika