Alketa Vejsiu: Çfarë ndodh me rolin e saj në Big Brother VIP?

Alketa Vejsiu ka hedhur dritë mbi zërat që e lidhin me rolin e opinionistes në sezonin e ri të “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë premierës së “Live me Luizin”, moderatorja u përball me pyetje të drejtpërdrejta nga Luiz Ejlli, i cili e sfidoi për thashethemet që kanë qarkulluar rreth saj.

“Je përfolur se do të jesh opinioniste e Big Brother. Karrigen e kujt do të zësh?”, e pyeti Luizi, duke i dhënë asaj mundësinë të sqaronte situatën.

Alketa e përmendi se nuk kishte zënë karrigen e askujt, duke shpjeguar se ishte thjesht e ftuar për të ulur në një prej puntatave të kaluara, kur Arbri nuk ishte prezent.

Megjithatë, Luizi e sqaroi se pyetja e tij kishte të bënte me sezonin e ri, duke e bërë më të qartë se diskutimi ishte aktual.

Përgjigjja e Alketës sugjeroi se, të paktën për momentin, ajo nuk është pjesë e panelit të opinionistëve. Ajo e zhvendosi bisedën me humor, duke folur për Ledjonin.

“Unë do të pres të mërzitet Ledjoni”, tha ajo, duke e shoqëruar këtë me një batutë për të qeshur.

“Bëj shaka, jam e lumtur që e drejton Ledioni, sepse e bën shumë mirë. Ashtu siç Arbana e ka bërë shumë mirë, dhe unë do ta bëja në stilin tim, por gjithsesi, shumë mirë”, shtoi Vejsiu.

Diskutimi vazhdoi me një koment të Luizit mbi largimin e saj nga Top Channel, duke e krahasuar atë me lëvizjet më të diskutueshme në futboll.

“Dy gabime janë bërë në këtë botë, ikja e Messit nga Barcelona dhe e jotja nga Top Channel. Këtu dukesh edhe më e bukur”, i tha ai.

Alketa nuk dha një përgjigje të qartë për rolin e saj si opinioniste, por mënyra se si iu përgjigj pyetjes sugjeroi se nuk kishte asnjë angazhim të tillë për sezonin e ri të “Big Brother VIP”.

Nga Rubrika