Pas dy ditësh në qendër të një vale të fortë reagimesh në rrjet, një lajm i mirë ka ardhur për Monika Lubonjën, lidhur me videon private që pretendon se shfaq aktoren së bashku me kompozitorin Adrian Hila.
Materiali, që kishte shkaktuar një valë komentesh dhe diskutimesh të shumta, nuk është më i aksesueshëm në faqen ku ishte publikuar fillimisht. Kjo situatë ka sjellë një lehtësim për aktoren, e cila përjetoi një presion të madh nga opinioni publik.
Videoja e cila u shpërnda gjerësisht në internet, kishte nxitur reagime të ashpra në profilet sociale të Lubonjës. Kjo e detyroi aktoren të bllokonte komentet në postimet e saj në Instagram, duke treguar se situata kishte kaluar kufijtë e zakonshmërisë.
Aktualisht, raportohet se materiali është fshirë nga faqja ku ishte hedhur fillimisht. Megjithatë, mbetet e paqartë se kush e ka ndërmarrë këtë veprim, nëse është bërë nga vetë administruesit e faqes apo si rezultat i një kërkese për fshirjen e saj.
Kjo zhvillim vjen në një kohë kur autoritetet janë duke verifikuar publikimin dhe shpërndarjen e materialeve private që kanë qarkulluar gjatë ditëve të fundit, duke e bërë situatën edhe më delikate.
Për Monika Lubonjën, e cila sipas mikut të saj Meridian Ramçaj po e përjeton rëndë këtë situatë, fshirja e videos nga faqja përbën një zhvillim pozitiv pas dy ditësh të vështira dhe tensionuese.
Ndërkohë, aktorja nuk ka reaguar publikisht deri tani për heqjen e materialit, duke lënë hapur mundësinë që fshirja të lidhet me ndonjë veprim të ndërmarrë prej saj apo nga autoritetet përkatëse.