Antonela Berisha reagon ndaj videos së përhapur: Ja çfarë thotë për identifikimin e gabuar

Antonela Berisha ka dalë në mbrojtje të vetes pas publikimit të një videoje intime që ka shkaktuar shumë diskutime në rrjetet sociale. Ajo ka theksuar se emri i saj është lidhur padrejtësisht me këtë material, duke e quajtur këtë një keqkuptim të rëndësishëm.

Me anë të disa postimeve në Instagram, ajo ka mohuar kategorikisht se është personi që shfaqet në video, duke publikuar gjithashtu një fotografi për të mbështetur deklaratat e saj. “Po bëj këtë sqarim vetëm një herë. Po qarkullon një video intime e një vajze që mund të ketë ngjashmëri me mua në fytyrë. Personi në atë video NUK JAM UNË”, ka shkruar Antonela në postimin e saj.

Ajo ka renditur disa dallime fizike që, sipas saj, e diskreditojnë identifikimin e saj me vajzën në video. Antonela thekson se ka disa karakteristika të ndryshme, si gjatësi dhe strukturë trupore, si dhe një nishan në qafë që ajo nuk e ka. Ajo ka publikuar gjithashtu një foto të barkut të saj për të treguar se nishani pranë kërthizës mungon te personi në pamje.

Në një postim tjetër, ajo ka përmendur një detaj të rëndësishëm: vajza në video mban një unazë martese, një fakt që e bën edhe më të qartë se ato nuk janë të njëjta.

Berisha ka theksuar se mohimi i saj lidhet me identifikimin e rremë dhe jo me paragjykimin e jetës intime. “Nëse ajo video do të ishte e imja, do ta pranoja pa pikën e problemit”, ka thënë ajo, duke shtuar se problemi qëndron në faktin se po i atribuohet diçka që nuk është e saj.

Antonela ka paralajmëruar se ata që vazhdojnë ta identifikojnë si vajzën në video do të mbajnë përgjegjësi për publikimet e tyre. Ajo ka shoqëruar reagimin e saj me një mesazh të fortë kundër cenimit të privatësisë: “Të bësh seks nuk është turp. Është pjesë normale e jetës së çdo të rrituri. Turp është të publikosh, shpërndash apo komentosh materiale intime të dikujt pa pëlqimin e tij”.

Nga Rubrika