Blerando ka ndarë një urim të veçantë për bashkëshorten e tij, Lenën, me rastin e ditëlindjes së saj.
Këngëtari i njohur ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet pranë Lenës, të dy buzëqeshur dhe të lumtur. Ai e shoqëron këtë moment me fjalët emocionuese: “Urime ditëlindjen, gruaja jem 🤍 T’du fort!”.
Fotografia është realizuar në qendrën e vjetër të Bratislavës, ku ata po kalojnë një fundjavë festive të veçantë.
Kjo dedikim i bukur vjen disa muaj pas kurorëzimit të lidhjes së tyre me martesë, një ngjarje që ka emocionuar fansat e tyre.
Dyshja e bëri publik lajmin e martesës në maj të këtij viti, pas një romancë që e kishin mbajtur larg syve të publikut. “Disa dashuri ruhen në heshtje. Sot është momenti ynë”, kishte shkruar Blerando atëherë, duke ndarë fotografi nga ceremonia e tyre.
Tani, urimi për ditëlindjen e Lenës sjell një tjetër moment të veçantë nga jeta e tyre si bashkëshortë, duke theksuar dashurinë e fortë që ndajnë.
