Pas një periudhe të gjatë tensioni dhe diskutimesh në rrjetet sociale, këngëtarja Blerina Matraku ka vendosur të reagojë publikisht për situatën e ndjeshme që ka lindur pas shpërndarjes së një videoje intime me kompozitorin Adrian Hila.
Në një postim të gjatë dhe emocional, ajo ka shprehur keqardhjen e saj dhe ka kërkuar që kjo video të mos shpërndahet më tej, duke theksuar rëndësinë e privatësisë së saj dhe të tjerëve.
Matraku ka pranuar përgjegjësinë për veprimet e saj dhe ka bërë thirrje për mirëkuptim nga publiku, duke theksuar se ndjehet e cenuar në aspektin personal dhe emocional.
“Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje. I drejtohem së pari publikut, çdo individi që është tronditur, lënduar apo ndjerë i prekur nga kjo situatë…” ka shkruar ajo në postimin e saj.
Ajo ka kërkuar ndjesë me përulësi dhe sinqeritet, duke i bërë thirrje publikut të harrojë imazhet që nuk përfaqësojnë askënd, por që cënojnë të gjithë, dhe të shohin përtej situatës së saj personale.
Matraku ka shprehur se nuk është këtu për të justifikuar veprimet e saj, por për të marrë përgjegjësinë për to. “Kerkoj ndjesë për besimin që dikujt i dhashë në momentet më vulnerabel të jetës sime,” ka thënë ajo.
Ajo gjithashtu ka kërkuar falje për Klaudian dhe vajzat e saj, për çdo dhimbje që mund të kenë përjetuar si pasojë e kësaj situate, duke theksuar se çdo veprim do të paguhet me drejtësi hyjnore.
“Pavarësisht se më është cenuar privatesia në mënyrën më çnjerëzore, unë marr përgjegjësinë e veprimeve të mia,” ka përfunduar ajo, duke shprehur se është një artiste e thjeshtë që përballet me sfida të mëdha në jetë.
“Sot ju lutem publikisht, ‘Mjaft’. Mos shpërndani më… Gabimi kërkon përgjegjësi, të cilën po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerezisht. Dhimbja kërkon respekt. Mjaft ju lutem,” ka përfunduar Blerina Matraku me një apel të fortë për ndjeshmëri dhe mirëkuptim.
“Jam njeri, që më është cenuar privatesia…” ka përfunduar ajo, duke shprehur shpresën se mesazhi i saj do të arrijë te ata që e kanë ndjekur këtë situatë të vështirë.
