Gjatë një mbrëmjeje magjike, dasma e Kushtrimit dhe Aurorës u shndërrua në një ngjarje të paharrueshme, ku Klodi, një nga ish-banorët e BBVK-së, mori pjesë për të festuar dashurinë e çiftit të sapomartuar.
Në një intervistë për Prive By Liberta Spahiu, ai ndau mendimet e tij për këtë çift të ri, duke shprehur emocionet e tij për këtë moment të veçantë në jetën e tyre.
Klodi, me një buzëqeshje në fytyrë, uroi çiftin që dashuria e tyre të jetë e përjetshme dhe të kenë bekime në çdo hap të jetës së tyre së bashku.
Kur u pyet për zarfin e dhuratës që kishte sjellë, ai zgjodhi të mbante për vete shumën, duke theksuar se nuk është e nevojshme të flitet për vlerat monetare.
“Nuk flas, shumat nuk deklarohen,” tha ai, duke preferuar që dhurata të mbetet një çështje private.
Dasma ishte e mbushur me momente të veçanta, dhe Klodi ishte një nga ata që i dha ngjyrë festës me praninë e tij.
Çfarë detajesh interesante dhe emocionuese ndodhi gjatë dasmës, do t’i gjeni në materialin më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu