Tozaj paralajmëron Murrën: Do të kalbesh në burg nëse dëshmia verifikohet

Elton Tozaj ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një transmetimi LIVE mbrëmjen e djeshme, duke hedhur dritë mbi disa pretendime të rënda që lidhen me Andi Murrën.

Gjatë bisedës, Tozaj zbuloi se ka pasur përpjekje për të fshirë videot e tij të publikuara, por ai e theksoi qartë se nuk ka ndërmend të ndjekë këtë rrugë. Ai është i vendosur të ruajë informacionin dhe të vazhdojë me hetimet e tij.

Megjithatë, Tozaj bëri të ditur se deri tani nuk po akuzon drejtpërdrejt Murrën, pasi informacionet që ka marrë ende nuk janë verifikuar. Ai është i kujdesshëm në mënyrën si e trajton situatën, duke mos dashur të nxitohet në përfundime.

“Sa i përket Andi Murrës, ka pasur tentativa ‘fshi videot’. Nuk fshi asnjë video. Unë jam duke bërë verifikimet e mia. Nuk të kam akuzuar drejtpërdrejt, zotëri. Por nëse unë e gjej, i shkreti ti”, u shpreh Tozaj.

Tozaj po punon për të verifikuar një dëshmi që i është dërguar dhe ka në komunikim me dy persona, të cilët i përshkroi si nënë e bijë. Kjo situatë ka ngjallur interes të madh dhe ka lënë shumë pyetje pa përgjigje.

“Nëse unë gjej dhe vërtetoj atë dëshmi që ka ardhur, do ta ndaj direkt këtu me ju. Jam në biseda, kam një vajzë dhe një nënë. Janë nënë e bijë. Pres ta verifikoj”, vijoi ai.

Në fund, Tozaj iu drejtua Murrës me një paralajmërim të qartë: “Por nëse është e vërtetë… ‘vëllai’, ti do të kalbesh në burg!”

Megjithatë, ai nuk zbuloi detaje të tjera mbi përmbajtjen e dëshmisë që pretendon se po verifikon, duke lënë hapur mundësinë për zhvillime të reja në këtë histori.

Nga Rubrika