A është dasma e Toneyt në horizont? Ega zbulon planet e tyre për të ardhmen

Toney dhe Ega, partnerja e tij, kanë ndarë mendimet e tyre rreth marrëdhënies dhe planet për të ardhmen, duke u shfaqur në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës.

Gjatë një interviste për “Prive By Liberta Spahiu”, çifti shprehu urimet më të ngrohta për të sapomartuarit, ndërsa Toney e përgëzoi Kushtrimin për guximin e tij në propozimin për Aurorën.

Por, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishin komentet e tyre në lidhje me një martesë të mundshme në të ardhmen.

Kur u pyet nëse ata do të ishin çifti i radhës që do të shkonin drejt altarit, Ega la të kuptohet se një ngjarje e tillë mund të ndodhte vitin e ardhshëm.

“Kismet besojmë vitin tjetër. Propozimi duhet gjithsesi, e për dasmën të shohim”, tha ajo, duke lënë të hapur mundësinë për një hap të rëndësishëm në lidhjen e tyre.

Ndërkohë, Toney zbuloi se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një fazë më serioze, pasi ai e ka prezantuar Egën me fëmijët e tij, një hap që tregon angazhimin e tyre të thellë.

Çifti gjithashtu ndau detaje rreth jetës së tyre mes Kosovës dhe Zvicrës, duke treguar se kanë një banesë në Zvicër, ndërsa vazhdojnë të angazhohen me bizneset e tyre në Kosovë.

Pra, përveç urimeve për Kushtrimin dhe Aurorën, Toney dhe Ega lanë të kuptohet se një dasmë e tyre mund të jetë më afër se kurrë.

Nga Rubrika