Rihanna ka rikthyer emocionet e fansave të saj me një deklaratë intriguese që ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë për Fenty Beauty në TikTok, ajo u pyet për materialet muzikore që ka ende të papublikuara, duke nxitur kureshtjen e të gjithëve.
Me një krahasim të zgjuar, ajo e lidh këtë situatë me paketën e saj të njohur “Gloss Bomb Vault”, e cila përmban dhjetë produkte, duke thënë:
“Nëse këtu janë dhjetë produkte, atëherë unë kam të paktën 17 kuti me këngë.”
Reagimi i fansave ishte i menjëhershëm, duke bërë përllogaritjet e tyre për të zbuluar se kjo do të nënkuptonte se Rihanna mund të ketë rreth 170 këngë të papublikuara në arkivin e saj.
Megjithatë, artistja nuk e konfirmoi këtë shifër dhe as nuk dha detaje nëse këto këngë do të jenë pjesë e albumit të saj të ardhshëm, duke lënë gjithçka në mister.
Kjo deklaratë ka rritur edhe më shumë pritjet për “R9”, albumin e saj të nëntë, i cili është pritur me padurim nga fansat.
Projekti i saj i fundit në studio, “Anti”, u publikua në vitin 2016, dhe që atëherë, fansat e saj janë në pritje të rikthimit të saj të plotë në muzikë.