Koha e re për Kosovën: Mesazhi i Gjinit për Presidenten Shiroka-Pula

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka dërguar një mesazh të qartë për kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë e Kosovës, duke shprehur qëndrimin e tij pas zgjedhjes së Presidentes Justina Shiroka-Pula.

Me një urim të sinqertë për Presidenten e re, Gjini theksoi se koha e bllokadave politike ka përfunduar. Ai nënvizoi se tashmë është momenti që përgjegjësia të mbetet në duar të Vetëvendosjes, duke i bërë thirrje për veprim të menjëhershëm.

“Nga sot, angazhimi ynë do të zhvendoset në terren. Aleanca do të jetë e pranishme çdo ditë, duke u takuar dhe dëgjuar qytetarët në çdo komunë të Kosovës. Ne do të jemi një opozitë e pakompromis,” shprehu Gjini me vendosmëri.

Postimi i plotë:

Kosova ka arritur një moment të rëndësishëm, duke përmbyllur ciklin e konsolidimit të institucioneve dhe duke i dhënë fund bllokadave politike që e pengonin zhvillimin e vendit. Ky është një lajm i mirë për stabilitetin dhe për qytetarët e Kosovës.

Urime dhe suksese Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula! Sot, ne, si Aleancë, qëndrojmë me krenari para votuesve tanë dhe qytetarëve, duke theksuar se nuk kemi hyrë në lojërat e pushtetit të diktuar.

Ne kemi qenë të parët që kemi ofruar një zgjidhje të qartë dhe të sinqertë menjëherë pas zgjedhjeve, sepse e dimë se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja dhe të zvarritura.

Oferta jonë ishte parimore dhe e sinqertë, për shtetin dhe qytetarët, duke mbajtur qëndrim të fortë për Specialen dhe duke votuar pro ndryshimeve të ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne nuk kemi bërë pazare dhe kemi mbajtur çdo premtim deri në fund.

Me përfundimin e bllokadave, përgjegjësia tani i takon atyre që kanë marrë pushtetin. Prandaj, angazhimi ynë do të jetë i fokusuar në terren.

Aleanca do të vazhdojë të jetë e pranishme në çdo komunë, duke dëgjuar dhe takuar qytetarët. Ne do të flasim hapur për çdo shkelje dhe do të jemi kritikë të fortë ndaj çdo veprimi të këtij pushteti.

Nuk ka më vend për arsyetime!

Nga Rubrika