Aktori i njohur turk Kıvanç Tatlıtuğ ka bërë një deklaratë të papritur në lidhje me mbylljen e llogarive të tij në Instagram dhe X, duke shkaktuar habi tek fansat e tij.
Gjatë premierës së filmit “Organize İşler: Karun Hazinesi”, ai u përball me gazetarët dhe ndau mendimet e tij për këtë vendim të papritur, duke theksuar se nuk kishte asnjë histori dramatike pas tij.
“U mërzita, desha kështu dhe i mbylla. Nuk ka nevojë ta lidhim këtë me një histori dramatike. Po flas hapur dhe qartë,” tha aktori, duke shpjeguar se kishte vendosur të kalonte më shumë kohë me libra në vend të rrjeteve sociale.
Një tjetër temë e ndjeshme që ai trajtoi ishte ngjarja e fundit në shtëpinë e tij në Göktürk, ku një shtetas i Turkmenistanit, Bahadur Yangibayev, u lëndua. Tatlıtuğ theksoi se kjo çështje nuk duhet të hidhte hije mbi premierën e filmit.
“Dua të respektoj rëndësinë dhe emocionin e kësaj dite dhe nuk dua ta ndaj me këtë çështje. Ai nuk është punonjësi im, por në çdo aspekt, ligjërisht, moralisht dhe si njeri, jemi pranë tij dhe do të vazhdojmë të jemi,” shtoi ai.
Aktori u angazhua të ndjekë nga afër situatën e Yangibayev dhe premtoi se do të ofronte informacione të tjera në të ardhmen. Ai gjithashtu konfirmoi se gjendja shëndetësore e mikut të tij është e mirë.
“Gjendja e mikut tonë është mjaft e mirë. Është një lajm shumë i mirë,” deklaroi ai, duke shprehur shqetësimin e tij për situatën.
Në një tjetër rast, Tatlıtuğ u ndal te incidenti i muajit të kaluar, kur ai reagoi ndaj një gazetari që tentoi të fotografonte djalin e tij në aeroport. Ai kërkoi falje për reagimin e tij dhe shpjegoi se situata kishte ndodhur gjatë natës.
“E di që të gjithë e dini sa i ndjeshëm jam për këtë çështje. Të konsiderova si një qytetar të zakonshëm. Jam mësuar të shoh njerëz me kamera, ndaj reagova në atë mënyrë. Nëse të kam lënduar, të kërkoj falje,” përfundoi ai.