Angela Martini shpall ndarjen nga Dragos: Një kapitull i ri fillon

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për jetën e saj personale, duke konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, biznesmeni rumun Dragos Savulescu.

Me një postim të sinqertë në llogarinë e saj në Instagram, Angela ka ndarë me ndjekësit e saj se marrëdhënia e tyre ka përfunduar, duke theksuar se prioriteti i saj mbetet mirëqenia e djalit të tyre, Kyree.

“Pas një kapitulli shumë domethënës së bashku, marrëdhënia jonë ka marrë fund. Djali ynë mbetet dhurata më e madhe e kohës sonë së bashku dhe lumturia e mirëqenia e tij do të jenë gjithmonë në vend të parë”, ka shkruar Angela.

Ajo e ka përfunduar mesazhin e saj me një urim për ish-partnerin, duke kërkuar gjithashtu respektimin e privatësisë së familjes së tyre në këtë periudhë të ndjeshme.

“I uroj Dragosit gjithë lumturinë. Ju falënderoj për mirësinë dhe për respektimin e privatësisë sonë”, ka shtuar modelja.

Është e rëndësishme të theksohet se në tetor të vitit 2025, mediat ndërkombëtare raportuan se Angela kishte paraqitur kërkesë për divorc pas rreth tetë vitesh martesë, duke përmendur dallimet e papajtueshme si arsye të ndarjes.

Megjithatë, në fillim të vitit 2026, çifti kishte ngjallur dyshime për një ribashkim, pasi ishin shfaqur sërish së bashku në rrjetet sociale, duke lënë hapur mundësinë për një rikthim.

Angela dhe Dragos u martuan në dhjetor të vitit 2017 dhe nga kjo marrëdhënie kanë një djalë, Kyree, i cili mbetet qendra e botës së tyre.

Deklarata e fundit e modeles duket se i jep fund spekulimeve që kishin qarkulluar për muaj të tërë rreth jetës së tyre sentimentale, duke shënuar një hap të ri për të dy ata.

Hape postimin origjinal

Nga Rubrika