Çfarë po ndodh mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limanit?

Një situatë e papritur ka kapur vëmendjen e publikut, duke ngritur pikëpyetje rreth marrëdhënies mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani.

Pas një periudhe të gjatë bashkëpunimi dhe miqësie, dy këngëtarët tani nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram. Ky detaj ka shkaktuar një valë kurioziteti tek fansat, të cilët janë të habitur nga ky ndryshim i papritur.

Sipas burimeve të afërta, Dafina ka qenë e para që ka bërë këtë lëvizje, ndërsa tani asnjëri prej tyre nuk është në listën e ndjekësve të tjetrit. Kjo situatë ka ngritur dyshime për arsyet që qëndrojnë pas këtij veprimi.

Raporti i tyre ka qenë gjithmonë pozitiv, me disa projekte muzikore të suksesshme që kanë bashkuar forcat e tyre. Një nga këngët më të njohura që ata kanë realizuar së bashku është “Mos shko”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Pas saj, ata sollën hitin “Kaje” dhe projekti i fundit i përbashkët, “Jom ka du me t’pa”, u publikua në maj të vitit 2024, duke u bërë një tjetër sukses i madh.

Megjithatë, deri më tani, as Dafina dhe as Ylli nuk kanë bërë ndonjë reagim publik lidhur me këtë situatë. Kjo heshtje ka shtuar edhe më shumë misterin rreth arsyes së ndarjes së tyre në rrjetet sociale.

Është e paqartë nëse ky veprim tregon një ftohje të marrëdhënies mes dy artistëve, apo nëse është thjesht një ndryshim në mënyrën se si ata menaxhojnë aktivitetin e tyre online. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet kjo histori në të ardhmen.

Nga Rubrika