E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Jonida Maliqi ka ndarë një rrëfim të thellë dhe prekës mbi përvojat e saj si nënë e Danit, djalit të saj që është diagnostikuar me spektrin e autizmit. Ajo ka treguar se si kjo diagnozë ka ndikuar në jetën e saj dhe në marrëdhënien me të birin.
Këngëtarja theksoi se përballja me sfidat e përditshme ka qenë e vështirë, por gjithashtu ka sjellë shumë mësime dhe forcë. Ajo ndau me ndershmëri se si Danin e ka ndihmuar të kuptojë vlerën e dashurisë dhe mbështetjes familjare, duke e bërë atë një njeri më të plotë.
“Nuk e kisha menduar kurrë se do të kisha një forcë të tillë. Dani më ka bërë një njeri më të plotë. Tani është adoleshent dhe kemi kaluar një rrugë të bukur, me ulje dhe ngritje. Më kishin paralajmëruar se adoleshenca do të ishte e vështirë, por falë Zotit ai ka bërë shumë përparim,” shprehet ajo me emocion.
Jonida rrëfen se e kishte kuptuar që në fillim se Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, por pranoja këtë realitet ishte një proces i gjatë dhe i vështirë. Ajo tregon se në vitin 2015, pas një vizite te një psikologe, ndjeu se kishte marrë një goditje të fortë.
“Pas gjysmë ore, ajo na tha se nuk ishim prindër të denjë dhe na pyeti se si e kishim lënë djalin në atë gjendje. Sipas saj, ai nuk do të fliste kurrë dhe nuk do të socializohej,” kujton ajo me dhimbje.
Përballë kësaj situate, Jonida dhe familja e saj u drejtuan te një qendër tjetër, ku me mbështetje profesionale, Dani filloi të fliste dy gjuhë dhe të ndiqte shkollën. Ajo thekson se ky përparim është rezultat i punës së palodhur dhe dashurisë së familjes.
Duke iu referuar psikologes Anjeza Dishnica, ajo shprehet se mënyra e komunikimit të saj ishte e papranueshme. “Do të doja t’i thosha dy fjalë: ‘Turp të kesh, sepse një prindi, pavarësisht se si është fëmija i tij, nuk i komunikohet në këtë mënyrë’,” thekson ajo me forcë.
Jonida gjithashtu shpjegon se ka preferuar që çështjet familjare të mbeten private, por ndarja me ish-bashkëshortin e saj ka sjellë një proces gjyqësor që u bë publik. Ajo ndan se ndjehet e detyruar të flasë për këtë temë për të mbrojtur të drejtat e Danit.
“Në fillim ishte një ndarje me marrëveshje, por para dy vitesh çështja u bë publike. Sot nuk ia vlen më të flas për këtë; ia kam lënë drejtësisë, pas përpjekjeve të gjata,” përfundon ajo, duke theksuar se djali i saj mbetet epiqendra e çdo vendimi që merr.
“Ka platforma dhe, nëse një ditë do të shoh se djalit tim po i mohohet e drejta, do të dal të flas. Gjithmonë kam përpjekur të gjej gjuhën e duhur të komunikimit dhe shpresoj që një ditë të gjejmë një zgjidhje të përbashkët,” përfundon Jonida, duke lënë një mesazh të fortë për të gjithë prindërit që përballen me sfida të ngjashme.