Linda shfaqet sensuale me bluzën që i thekson gjoksin bombastik

Linda Halimi, këngëtarja e njohur që po bën bujë në skenën ndërkombëtare, ka ndarë një foto në Instagram ku shfaqet në një pamje tejet sensuale. Në këtë foto, ajo ka zgjedhur një bluzë të zezë që i thekson gjoksin, ndërsa pozon e rehatuar mbi një shtrat të mbushur me ngjyra të ndezura.

Me këtë pozë, Linda duket se ka kapur gjithë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke kombinuar stilin e saj unik me një prekje të guximshme.

Fotografia është e kompletuar me një shall të zi të lidhur mbi kokë, i cili i jep një pamje edhe më të veçantë dhe misterioze.

Linda e ka shoqëruar postimin me një mesazh për ndjekësit, ku flet për projektet e reja muzikore që janë në prag të lansimit, duke nxitur më tej kuriozitetin dhe eksitimin e fansave.

Përpos muzikës së saj të re, në fokus mbetet edhe bukuria dhe stilistikja e saj, që duket se nuk kanë kufinj.

Ky postim vjen pas publikimit të këngës "Tequila", e cila ka marrë pëlqime të shumta dhe komente pozitive nga adhuruesit e muzikës së saj në mbarë botën. /InfoKosova/

Linda Halimi

Nga Rubrika