Marina Vjollca, ish-moderatorja e njohur shqiptare, ka ndarë një moment të ri nga jeta e saj në Instagram, duke tërhequr vëmendjen me elegancën e saj të zakonshme.
Në një fotografi të publikuar së fundmi, Marina shihet e veshur me një bluzë të ngushtë në ngjyrë kafe që i thekson format e saje trupore. Ajo ka kombinuar bluzën me një palë pantallona të zeza, duke krijuar një paraqitje të sofistikuar dhe njëkohësisht provokuese.
Në postimin e saj, Marina ka zgjedhur një nuancë të kafenjtë për bluzën, e cila i rri për mrekulli dhe i thekson siluetën. Detajet me kopsa në mëngë i japin një prekje stilit të saj unik.
Fotografia tregon Marinën duke mbajtur një filxhan kafeje, duke e kompletuar kështu pamjen "Weekend mood, work edition", siç e përshkruan ajo vetë në caption.
Stili i saj është gjithmonë në trend, duke kombinuar elegancën me thjeshtësinë në mënyrën më të mire të mundshme. Marina, e njohur për shijen e saj të sofistikuar, vazhdon të mbetet një ikonë mode për ndjekësit e saj.
Ajo ka zgjedhur nuanca të ngrohta, një zgjedhje perfekte për sezonin e vjeshtës, ndërkohë që buzëqeshja e saj dhe aksesorët minimalë përforcojnë gjithashtu paraqitjen e saj të sigurt.
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave të saj besnikë, të cilët e admirojnë për stilin unikal dhe prezantimin e saj të zgjuar në rrjetet sociale. /InfoKosova/
