Stephanie Rao, modele e njohur e fitnesit, po tërheq vëmendjen e ndjekësve të saj me një paraqitje spektakolare në Instagram. Veshur me një fustan të gjatë me dantellë, Stephanie ka sjellë elegancën dhe sensualitetin në një mbrëmje të veçantë.
Fustani i saj i zi i dantellës është projektuar me një prerje të thellë te gjoksi, duke theksuar format e saj trupore. Një detaj tjetër i spikatur është çarja në pjesën e përparme, e cila i jep fustanit një prekje provokuese, duke zbuluar me finesë këmbën.
Duket se ambienti i zgjedhur, një restorant me një atmosferë intime dhe dekor që të çon në kohëra të hershme, përshtatet në mënyrë perfekte me stilin e fustanit që Stephania ka përzgjedhur për këtë event.
Pozicionimi i saj pranë një tavoline me qirinj krijon një ndriçim të butë që kornizon figurën e saj në mënyrë të përkryer, duke e bërë atë të rrezatojë një bukuri të veçantë.
Stephanie, me këtë postim, ka arritur të kombinojë stilin luksos të joshjes dhe finesës, duke bërë që imazhet të marrin shumë pëlqime dhe komente. /InfoKosova/
