Valdrina, bashkëshortja e Valdetit, një nga banorët e “Big Brother VIP Kosova 5”, feston sot ditëlindjen e saj. Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë filluar spekulimet se ajo mund të bëhet pjesë e spektaklit të mbrëmjes së sotme, duke i surprizuar të gjithë.
Shumë ndjekës kanë shprehur shpresën se pikërisht në këtë ditë të veçantë, Valdrina do të hyjë në shtëpinë e BBVK për ta surprizuar bashkëshortin e saj, i cili për disa javë është izoluar nga familja dhe miqtë.
Megjithatë, Valdrina ka vendosur të sqarojë situatën përmes një postimi në Instagram, ku ka bërë të ditur se nuk ndodhet në Kosovë dhe se nuk do të jetë pjesë e ndonjë surprize për Valdetin.
“Fatkeqësisht, s’jam sot në Kosovë me surprizu Valin. Krejt po mendojnë, ama jo”, ka shkruar ajo, duke shuar kështu pritshmëritë e ndjekësve.
Valdrina ka theksuar se nuk ka marrë asnjë ftesë nga produksioni për të marrë pjesë në spektaklin e sotëm, duke shtuar me humor se:
“S’më kanë thirrur, tybe, e s’ua ndien atyre për Valin si neve”.
Kështu, sipas deklaratës së saj, Valdrina duket se nuk do të jetë pjesë e spektaklit të sotëm, ndonëse shumë ndjekës kishin shpresuar për një takim emocionues mes çiftit. Pritshmëritë e publikut për një moment të tillë tani janë shuar.
Valdrina ka arritur të mbajë një komunikim të hapur me ndjekësit e saj, duke i informuar ata për situatën e saj aktuale dhe duke i bërë ata të kuptojnë se surprizat ndonjëherë nuk ndodhin ashtu siç priten.
Me këtë postim, ajo ka treguar se ndonëse ndodhet larg, mendimet e saj janë me Valdetin, dhe se dashuria e tyre mbetet e fortë, pavarësisht distancës fizike.
Valdrina dhe Valdeti janë një nga çiftet më të komentuar në mediat sociale, dhe çdo lëvizje e tyre është me interes për ndjekësit e tyre.