TB
Ora Info Orainfo · November 20, 2026 · Info
Debati i fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka sjellë tensione të reja, sidomos mes Anjezës dhe Fatlumit.
Gjatë një diskutimi të nxehtë, Fatlumi shprehu mendimin se nëse do të ishte i dashuri i Anjezës, do ta linte për shkak të sjelljes së saj. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta nga Anjeza.
Ajo e cilësoi Fatlumit si të prapambetur dhe e ndau me të pranishmit ndjenjat e saj për lidhjen jashtë shtëpisë. Anjeza theksoi se është e lumtur dhe e kënaqur me partnerin e saj aktual.
“Unë kam lënë shumë rehat. Një letër ma ka prurë. Jam shumë e kënaqur, jam shumë në rregull. Po besoj edhe ai është duke u kënaqur,” tha Anjeza, duke shprehur sigurinë për marrëdhënien e saj.
Ajo gjithashtu theksoi se, pavarësisht situatës, nuk do të lejojë askënd ta nënshtrojë. Anjeza e shprehu qartë se është e fortë dhe e vendosur në mënyrën e saj të jetesës.
“Veç thjesht unë jam goxha e zonja, nuk e lë të më nënshtrojë kërkush e as të më shkelë. Të pëlqefsha kështu, mirë, mos të pëlqefsha, ka të tjera sa të duash,” përfundoi ajo me një mesazh të qartë për të gjithë.