Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në familjen e njohur të këngëtares Afërdita Demaku, e cila tani është bërë gjyshe për herë të parë.
Vajza e saj, Dona Janova, së bashku me partnerin e saj, Florjanin, kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë të quajtur Kian.
Dona e ndau këtë lajm të gëzueshëm me ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar disa fotografi të ëmbla familjare me të porsalindurin, duke zbuluar gjithashtu emrin e tij.
“Mirë se erdhe në jetën tonë, Kian! Të duam pafund, vogëlushi ynë!”, ka shkruar ajo, duke theksuar se djali ka ardhur në jetë më 19 nëntor.
Është interesante të theksohet se Dona kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë për të bërë publike shtatzëninë e saj. Ajo e bëri këtë përmes këngës “Dhurata më e bukur”, duke ndarë me publikun një nga momentet më të rëndësishme të jetës së saj.
Tani, Dona dhe Florjani kanë filluar një kapitull të ri si prindër, ndërsa për Afërdita Demakun, ardhja në jetë e nipit shënon një tjetër moment të veçantë në jetën e saj familjare.
