Një tjetër çift i njohur i showbizit turk ka kapur vëmendjen e publikut, pas një veprimi të papritur në rrjetet sociale që ka ngritur dyshime për një ndarje të mundshme.
Aktorët Enes Koçak dhe Eylül Tumbar, të cilët kanë ndarë tre vite të jetës së tyre së bashku, kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram, duke rikthyer thashethemet për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, veçanërisht pasi vetëm një muaj më parë, Enesi kishte shprehur se gjithçka po shkonte mirë në jetën e tij personale dhe profesionale.
“Marrëdhënia ime dhe puna po shkojnë mirë. Jam në një periudhë të jetës për të cilën ndihem mirënjohës,” kishte thënë aktori në një intervistë të mëparshme.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që çifti përflitet për krizë. Në shkurt, ata kishin fshirë fotografitë e përbashkëta nga Instagrami, ndërsa një postim i Eylül ishte interpretuar si një mesazh ndarjeje.
Edhe atëherë, Enesi i kishte mohuar zërat e ndarjes, ndërsa dyshja ishte parë duke kaluar kohë së bashku në Bodrum gjatë muajit qershor. Në shtator, Eylül kishte konfirmuar se lidhja e tyre vazhdonte pa probleme.
Tani, heqja e ndërsjellë nga Instagrami ka rikthyer pikëpyetjet për marrëdhënien e tyre. Deri më tani, as Enes Koçak dhe as Eylül Tumbar nuk kanë konfirmuar ndonjë ndarje të mundshme.
Me gjithë këto zhvillime, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me këtë çift të njohur dhe nëse ata do të arrijnë të kapërcejnë këtë krizë.
