Bejta zbulon një sekret tronditës për Kledjanin, a është kjo një lojë e prodhuesve?

Një video e re që po qarkullon në rrjetet sociale ka shkaktuar një valë diskutimesh mes ndjekësve të Big Brother VIP Kosova 5.

Në pamjet e publikuara, Bejta duket se po bisedon me Valdetin, ku shpreh dyshime për raportin e tij me Kledjanin, duke lënë të kuptohet se nuk ka dëshirë të vazhdojë të qëndrojë pranë saj.

Një moment që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është kur Bejta përmend se gjithçka është pjesë e një loje që i është rekomanduar të luajë.

Kjo deklaratë ka ngritur shumë pikëpyetje në rrjet, pasi disa ndjekës po spekulojnë se ndonjë person nga jashtë shtëpisë mund të ketë ndikim në mënyrën se si ai po e zhvillon lojën.

Ndërkohë, mbetet e paqartë se kush mund të jetë ai që po i dërgon mesazhe apo informacione, edhe pse ka dyshime për një ndikim të mundshëm nga produksioni i spektaklit.

Gjithashtu, Bejta ka bërë një pretendim se i është bërë e ditur se jashtë shtëpisë ka një pëlqim të madh nga publiku.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim se kush qëndron prapa këtyre informacioneve dhe çfarë saktësisht nënkuptonte Bejta me këtë deklaratë të saj.

Nga Rubrika