Përplasje e fortë mes Arlindës dhe Nichit në Big Brother VIP Kosova

Në episodin e fundit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, tensionet arritën kulmin kur Nichi dhe Arlinda u përfshinë në një debat të ashpër.

Ngjarja e papritur ndodhi pas një diskutimi mes banorëve, ku Nichi ndërhyri duke e sfiduar Arlindën për mënyrën se si e trajtonte temën e fatkeqësive familjare.

“Bë hajgare me veten, në rregull je, nuk ki të drejtë me ia përmend asaj, me ia kujtu. Ti ia kujton indirekt. Ti, ti e ki lojën e ultë”, i tha ai Arlindës, duke e akuzuar për sjellje të papërshtatshme.

Arlinda, e cila nuk e priti mirë këtë akuzë, iu përgjigj me një kundërshtim të fortë, duke e akuzuar Nichin se e quan vazhdimisht të dehur.

“Ti m’thu çdo ditë pijanic bre. Atëherë mos m’thu që e ki lojën e pastër. Lojë ma t’flliqtë se ti s’ka kërkush këtu”, ia ktheu ajo, duke theksuar se akuzat e tij ishin të pabaza.

Ky debat i ashpër mes dy banorëve ka ngjallur shumë reagime nga publiku, i cili po ndjek me interes çdo zhvillim në këtë spektakël të njohur.

Arlinda dhe Nichi, të dy me karaktere të forta, duket se do të vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, duke sjellë më shumë drama dhe emocione për ndjekësit e Big Brother VIP Kosova.

Për më shumë, ndiqni linkun e mëposhtëm:

Nga Rubrika