Një tjetër ëndërr në pritje: Kiara Tito dhe Luiz Ejlli gati për fëmijën e dytë

Një tjetër bebush mund t’i bashkohet familjes Ejlli! Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas raportimeve se po përgatiten të bëhen prindër për herë të dytë.

Burime të afërta me çiftin kanë zbuluar se moderatorja është në pritje të ëmbël, sipas informacioneve të publikuara nga Prive By LS. Nëse ky lajm konfirmohet, vogëlushja Luna Mari do të bëhet motër e madhe, duke sjellë gëzim të madh në familjen e tyre.

Ky informacion ka shkaktuar një valë interesimi, veçanërisht pas aludimeve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale për një shtatzëni të dytë të Kiarës. Të gjithë janë të etur për të mësuar më shumë rreth këtij lajmi të ëmbël.

Një fotografi e postuar në gusht, ku Luizi shfaqej me dorën mbi barkun e moderatores, kishte nxitur spekulime të shumta. Megjithatë, Kiara e kishte mohuar publikisht këtë zë, duke iu përgjigjur një ndjekësi në Instagram me një “JO! Nuk jam.”

Megjithatë, raportimet e fundit kanë rikthyer dyshimet dhe spekulimet se familja e tyre mund të zgjerohet së shpejti. Të gjithë po presin me padurim një konfirmim nga vetë çiftin.

Historia e dashurisë mes Kiarës dhe Luizit filloi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku marrëdhënia e tyre u bë një nga më të komentuarat. Pas përfundimit të formatit, ata vazhduan lidhjen jashtë kamerave dhe në prill të vitit 2024 mirëpritën vajzën e tyre, Luna Mari.

Deri më tani, as Kiara dhe as Luizi nuk e kanë konfirmuar publikisht shtatzëninë e raportuar. Tani mbetet për t’u parë nëse ata do ta ndajnë këtë lajm të bukur me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Nga Rubrika