Jona shpreh emocionet e saj pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova

Pas përfundimit të aventurës së saj në “Big Brother VIP Kosova 5”, Jona ka ndarë emocionet e saj në një postim të gjatë në Instagram, duke reflektuar mbi këtë përvojë të veçantë.

Ish-banorja ka filluar duke falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, duke shprehur habinë e saj për dashurinë e madhe që ka marrë nga publiku.

Megjithatë, ajo ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si përfundoi aventura e saj, duke e cilësuar nominimin dhe eliminimin si të padrejtë, një ndjenjë që e ka përjetuar thellë.

“Sa i përket nominimit edhe mënyrës qysh përfundoi rrugëtimi jem, me qenë e sinqertë, i kom përjetu si shumë të padrejta. Por, në fund të fundit, kjo është loja dhe duhet me e pranu ashtu qysh ka ardhë”, ka shkruar ajo.

Jona ka pranuar se dy javët e para brenda shtëpisë ishin jashtëzakonisht të vështira për të, duke shprehur pendesë që nuk arriti të tregonte potencialin e saj të vërtetë.

Ajo gjithashtu ka theksuar zhgënjimin e saj ndaj disa personave, për të cilët mendonte se ia dëshironin të mirën, duke e ndjerë tradhtinë në disa momente.

Megjithatë, ish-banorja ka shprehur dëshirën për ta parë këtë eksperiencë në një dritë pozitive, duke e konsideruar largimin nga “Big Brother” si një fillim të ri dhe jo si një fund.

“Ju ve ju kam borxh me e pa Jonën në versionin e saj ma të plotë, ashtu qysh jam në të vërtetë”, ka përfunduar ajo.

 

Hape postimin origjinal

Nga Rubrika