Një vit pa Shpat Kasapin: Mesazhi emocionues për Roelin dhe Selvijen

Sot, më 26 nëntor, shënojmë një vit të dhimbshëm nga ndarja e parakohshme e Shpat Kasapit, një artist i dashur për shumë.

Ky përvjetor ka sjellë një valë dedikimesh nga ata që e njohën dhe e donin, duke përfshirë mesazhe prekëse nga familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë.

Një nga mesazhet më të veçanta ka ardhur nga këngëtari Luiz Ejlli, i cili ka ndarë një fotografi të bukur familjare në Instagram, duke e kushtuar atë djalit të Shpatit, Roelit, dhe Selvijes.

“Një vit nga largimi i Shpatit, mendja ime është te Roeli i vogël. Një fëmijë që përballon sfida të mëdha çdo ditë, tani edhe me mungesën e babait të tij”, ka shkruar Luizi.

Ai ka shprehur dëshirat më të mira për Roelin, duke i uruar që jeta të jetë e butë dhe plot dashuri për të dhe nënën e tij.

“Zoti të dhëntë ty dhe mamit tënd gjithë forcën e botës”, ka përfunduar ai, duke e bërë këtë mesazh edhe më emocionues.

Kujtojmë se Shpat Kasapi u nda nga jeta më 26 nëntor të vitit 2025, në moshën 40-vjeçare, pas një arresti kardiak gjatë qëndrimit në Itali.

Familja e tij ka njoftuar se më 29 nëntor do të organizohet një mbrëmje përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e tij artistike.

Nga Rubrika