E premte, 4 Korrik, 2025
35 C
Pristina

Rrëfimi rrenqethës i Rikes: “Babai vdiq, jeta…

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Pas debateve të forta në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë nisur dhe rrëfimet personale.

Rike Roçi teksa bisedonte me Julin ndau me aktorin e prekur historinë e trishtë të fëmijërisë së saj dhe sakrificat që familja ka bërë për të emigruar jashtë vendit për një jetë më të mirë.

Ajo tregon se u është dashur të provojnë tre herë për të kaluar me gomone drejt Italisë, duke rrezikuar jetën.

Problemet shëndetësore të prindërve e kanë detyruar të bëjë një jetesë të ndarë mes dy vendeve.

Rike tregon e prekur se në moshën 52-vjeçare babai i saj ka ndërruar jetë si pasojë e një komplikacioni në mushkëri.

Ndërsa nëna e saj ka qëndruar për 6 muaj në koma, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Siç tregon banorja nga fëmijëria ka kujtime të trishta që kanë lënë gjurmë tek ajo.

“Herën e parë ikëm me pasaportë dhe vula false me anije Durrës-Bari.

E kuptuan që ishim me vula false dhe na kthyen mbrapsht.

Herën e dytë me gomone por babin e kishin kthyer mbrapsht se ai punonte në të zezë.

Pas disa vitesh kam parë babin, nuk e mbaja mend fare.

U kthyem te babi në Shqipëri dhe nuk kishim ku të shkonim.

Pastaj për herë të tretë kemi marrë gomonen prapë, babi, mami, unë dhe motra.

Herën e tretë ia dolëm.

Babin nuk e kam se ka vdekur në 2015, 52 vjeç nga mushkëritë sepse pinte nga 3 paketa në ditë.

Se kam pasur kurrë familjen të bashkuar.

Ai ishte atje ne këtu, pastaj ikëm ne atje dhe babin e kthyen në Shqipëri.

 Ikëm prapë bashkë dhe babit i ndodhën fatkeqësi të tjera.

Sa tu shkollonim, dëshironim të ktheheshim në Shqipëri, por babi ndërroi jetë.

Atëherë mbyteshin me gomone, ne te gomonja që kemi qenë e kanë kapur një fëmijë që po qante dhe e kanë hedhur në ujë.

Ça traumash kam unë.

Kam pas një fëmijëri o Zot.

Mami im në vitin 2000 ka pasur një aksident të rëndë dhe ka qëndruar 6 muaj në koma.

Unë kam parë drama me sytë e mi.

Nuk i kam pasur asnjëherë dy prindërit bashkë, jeta nuk na ka lënë asnjëherë bashkë”, tregoi Rike.

PROMO

Nga Rubrika