E premte, 22 Nëntor, 2024
1.7 C
Pristina

Leximi i filxhanit

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Leximi i filxhanit të kafes, ndryshe i njohur si FALL, është praktikuar tradicionalisht në shumë vende të botës nga gratë e familjes, zakonisht në mbledhjet familjare dhe të miqve.

Përgatitni kafen tuaj të preferuar duke vendosur sasinë e sheqerit sipas dëshirës, si dhe dy lugë kafe.

Zakonisht kafeja më e përshtatshme për leximin e së ardhmes është kafe turke.

Para se të filloni të pini kafen, gjithashtu mund të paraqiten edhe disa flluska në sipërfaqen e kafes të cilat nënkuptojnë ardhjen e parave.

Uluni dhe shijoni filxhanin tuaj të kafes. Filxhani duhet të jetë i gjerë dhe i pjerrët në pjesën e sipërme, kurse brenda tij me një sipërfaqe të lëmuar dhe pa dekorime.

Mos e derdhni kafen në asnjë mënyrë! Mbaroni kafen tuaj duke lënë një sasi të vogël në fund të filxhanit.

Kapni filxhanin me dorën e majtë dhe silleni tri herë në drejtimin e akrepave të orës.

Sigurohuni që kafeja të shpërndahet në të gjithë brendësinë e filxhanit.

Pastaj përmbysni filxhanin në pjatëz dhe lëreni kafen që të thahet.

Përveç leximit të filxhanit, ju gjithashtu mund të interpretoni edhe shenjat e kafes së mbetur të cilat paraqiten në pjatëz.

Leximi i kafes duhet të bëhet nga të tjerët, nëqoftëse bëhet nga vetja atëherë është shumë e vështirë që të lexohet e ardhmja në mënyrë objektive.

A

Abaci – Largim shqetësimi.

Aeroplan – Ju pret një udhëtim i gjatë dhe i papritur. Nëse figura e aeroplanit duket e prerë, atëherë, është e mundur ndonjë fatkeqësi. E tëra do të varet nga figurat tjera që e rrethojnë. Ka interpretues që këtë figurë e interpretojnë edhe me mundësinë e marrjes së shpejt të ndonjë lajmi të rëndësishëm. Adaptimin e komentimit gjithmonë bëjeni sipas rrjedhës logjike të ngjarjes si tërësi.

Ajsberg – Rrezik.

Akrep – Hakmarrje.

Akrobat – Rrezik, tensionim, duhet gjetur siguri dhe mbrojtje më të madhe.

Akuarium – Pakënaqësi me personin e dashur, ndonjë nga sëmundjet sezonale (ftohje, grip).

Akullnajë – Keni kujdes, para jush gjendet rrezik i madh.

Aligator – Tradhti, një aksident.

Anije – Pritni lajme të mira . Po hyni në periodën e fatit të mirë, prandaj edhe duhet të keni durim. Është shenjë tejet pozitive dhe kombinohet në favor me figurat tjera që e rrethojnë. Nëse është afër me ndonjë figurë që paraqet rrezik, atëherë së shpejti përmes një lajmi pozitiv do të tejkalohet kjo gjendje. Nëse ka të bëjë me realizimin e dëshirës, atëherë themi se dëshira e caktuar është në rrugë e sipër për tu realizuar.

Antenë – Përmirësim i shpejtë i gjendjes shëndetësore të personit për shëndetin e të cilit interesoheni.

Ariu – Vështirësi në vendin e punës dhe përgjithësi në jetë. Ju kanoset një rrezik nga dikush i fortë dhe autoritar. Rreziku mund të zbutet vetëm nëse afër këtij simboli gjendet ndonjë shenjë me domethënie të fortë pozitive. Nëse simboli është në fund të filxhanit, ka të bëj me konflikt të madh në familje, kontest gjyqësor, fjalosje, etj.

Arkë – E hapur – probleme në dashuri që do të zgjidhen. E mbyllur – diçka e humbur do të gjindet.

Arkivol – Lajme të këqija. Do të afroheni me një person të padëshiruar.

Armë – Probleme, grindje. Rrezik apo zë.

Arrëthyes – Vështirësia po kalon.

Arush – Nëse është në krye të filxhanit afër mbajtëses – vendime iracionale që shkaktojnë vështirësi. Nëse është në krye të filxhanit larg mbajtëses – një udhëtim.

Ashe – Një ngjarje e rëndësishme në stinën e dimrit.

Autobus – Udhëtime në grup.

Avion – Ky simbol nuk interpretohet si paralajmërim për udhëtim por si përparim, trashëgimi të pasurisë. Nëse avioni është i shtypur, bëhuni i kujdesshëm – ju kërcënohet rreziku.

B

Bager – Në javën e ardhshme do të zgjidhen shumë dilema. Figura është mjaft e ndërlikuar dhe shumë rrallë mundë të zbulohet në filxhan.

Bagëti – Përparim, mbarësi.

Bajonetë – Pa aftësi e vogël. Një aksident i vogël, një vërejtje keqdashëse.

Balena – Do të përjetoni ndonjë sukses të madh në punë. Fitime financiare, veprimtari kreative kulturor, artistik, ose ndonjë aktivitet nga fusha hulumtuese-shkencore .Në përgjithësi një sukses i madh. Nëse paraqitet si figurë gjatë kallëzimit të dëshirës, atëherë, s’ka dyshim, ajo dëshirë do të realizohet shumë shpejt.

Balenë – Sukses në biznes.

Balerinë – Zhgënjim.

Balonë – Probleme afatshkurtra.

Balonë qift – Dëshirat do të realizohen. Skandal. Mos shfrytëzo mundësitë!

Barka – Nëse do të jeni në ndonjë situatë të papërshtatshme, mund të pritni rezultatin pozitiv. Njëkohësisht ka të bëjë edhe me ndihmën nga dikush që ju më së paku e keni pritur. Tek komentimi i dëshirës,do të thotë se dëshira realizohet, por realizimi i saj do të varet nga ndihma direkte e një personi tjetër.

Barkë – Vizitë nga një mik, një strehë e sigurtë.

Bebe – Shqetësime të vogla.

Bletë – Shenja pozitive sukses në çdo lëmë. Zakonisht suksesi te kjo figurë interpretohet si rrjedhojë pas një angazhimi me pune të palodhur dhe këmbëngulëse. Nëse është në maje të filxhanit, atëherë thuhet se suksesi është shumë i shpejtë.

Bori – Begati, punë të shumta të nevojshme.

Brava (e derës) – Ju pret një pengesë e madhe. Duhet t’i planifikoni gjërat me kujdes. Vështirësi në realizimin e disa qëllimeve .Nëse interpretohet si figurë për realizimin e ndonjë dëshire, atëherë dëshira e tillë vështirë mund të realizohet, sepse ka një pengesë dhe barrierë të madhe , apo, më së shpeshti thuhet se, nuk do të realizohet fare për një kohë të afërt. Është shumë me rëndësi se me çfarë figurash tjera rrethohet.

Bravë – Pengesa në rrugën tuaj.

Bredh – Sukses në punë dhe në aktivitete krijuese. Avancim, zbulime të reja shkencore, përparim në karrierë, pajtime, falja etj. Për ata që merren me art, kjo figurë nënkupton suksesin e madh në krijimtari artistike, si bie fjala: fitimin e ndonjë shpërblimi, ftesë për ndonjë ekspozitë, prezantim, simpozium…Në përgjithësi ka të bëjë me popullaritetin në fushën e krijimtarisë artistike.

Breg – Paralajmërim i keq, vështirësi dhe pengesa në rrugën drejtë qëllimeve.

Breshkë – Kritikë. Dikush vepron pas shpinës suaj. Ka mundësi t’ju jepet një kritikë publike. Vështirësitë ose rruga e gjatë deri tek arritja e qëllimit .Nëse kjo figurë paraqitet gjatë kallëzimit të dëshirës, atëherë në realizimin e saj nevojitet angazhim këmbëngulës, djersitje dhe mund i madh. Në stilin e popullores: “Duhet ta nxehmë karrigen mirë”.

Bretkocë – Komplikime të mëdha në punë, posaçërisht me ndonjë nga eprorët dhe udhëheqësit tuaj. Nëse paraqitet në fund të filxhanit, fjalosje dhe zënka në familje.

Bri – Bollëk, përfitim i papritur.

Bricjap – Armiqtë kërcënojnë, lajme për një marinar.

Brirë – Rrezik në afërsi.

Buf – Skandal, gabim, në fund të filxhanit – shqetësim për para, pranë dorëzës së filxhanit – probleme, telashe në shtëpi.

Bufon – Aheng ose takim shoqëror. Përndryshe – shmangni mendjelehtësinë, bëhuni serioz!

Bukë – Largim mbeturinash.

Bumerang – Tradhti, zili.

Buqetë lulesh – Gëzim dhe kënaqësi, dashuri e gjatë.

Burg (turrjelë) – Ju mungon pak këmbëngulje për të përfunduar punën që e doni shumë.

Burim uji, çeshme – Shëndet të mirë.

Busull – Udhëtim, ndryshim i punës.

Byzylyk – Martesë e afërt.

C

Cigare – Miq të rinj.

Ç

Çadër – Vështirësi. Bezdi, nevojë për strehim. Nëse ështe e hapur – strehim i gjetur. Nëse ështe e mbyllur – strehim i mohuar.

Çadër dielli – Një të dashur të ri.

Çajnik – Takim me miqtë, shoqërim.

Çajnik – Takim me komitet.

Çanta – Një kurth. Nëse është e hapur – mund të shpëtoni. Nëse është e mbyllur – do të bllokoheni.

Çantë e hapur – Mund të ikni, nëse është e mbyllur – do të kapeni.

Çekan – Brengë, halle. Vëshirësi të mëdha në jetë.

Çekiçi – Nëse është në maje të filxhanit, do t’i përballoni dhe tejkaloni te gjitha pengesat. Nëse është në fund të filxhanit , do të keni një konflikt në familje apo me dikë që e doni. Duhet të keni kujdes që të mos acarohet ky konflikt me pasoja edhe më të mëdha.

Çelësi – Me sukses do ta zgjidhni një problem i cili do t’ju hapë shtigje të reja në jetë. Nëse janë dy çelësa ose njëra është afër fundit të filxhanit, kini kujdes, ju kanoset një fatkeqësi, ose ndonjë plaçkitje. Nëse është afër ndonjë figure me interpretim negativ, prania e kësaj figure nënkupton se ekziston zgjidhja dhe dalja nga kjo situatë e vështirë.

Çizme – Mbrojtje nga dhimbja, fatkeqësi, shkatërrim – do të bëni gabim. Mbrojtje, sidomos nga lodhja fizike dhe dhimbja.

Çizme të prishura – Dështim.

D

Dafodil – Lumturi e madhe.

Dallendyshja – Shumë shpejt i bini vendimet e rëndësishme. Ka raste kur këto vendime janë të qëlluara, por ky nxitim, shpesh mund t’ju shkaktojë edhe veprime të gabueshme që do të kenë pasoja fatale në jetë. Po ashtu kjo figurë komentohet si udhëtim i papritur me mbarim të suksesshëm.

Dardhë – Shenjë e mirë. Përfitim, suksese. Nëse është në fund të filxhanit-trashëgimi materiale.

Daulle – Skandal, thashetheme, një punë e re, argumente.

Dega – Me gjethe – një lindje. Pa gjethe – një zhgënjim.

Dele – Lumturi. E ardhme e mirë.

Delfini – Gëzim, argëtim.

Demi – Grindje, armiqësi.

Dera – Ndodhi e çuditshme.

Derë – Keni mundësi të reja, shfrytëzoni ato.

Derr – Suksesi material do të sjell probleme emocionale.

Dërrguc – Fitime, mirëqënie, lakmi e mundshme.

Deve – Udhëtim i suksesshëmshpejtësi, lajme të mira.

Dhelpër – Shok i pasinqertë, jo besnikëri.

Dhëmb – Do t’ju prijë e keqe në të ardhmen.

Dhija – Ju rrethojnë njerëz jokorrektë dhe jo të sinqertë. Nëse merreni me transaksione financiare, atëherë kini kujdes të madh në humbje.

Dielli – Shenjë shumë, shumë pozitive. Fat, sukses në çdo lëmë…Përherë zbut dhe rregullon kah optimizmi të gjitha figurat tjera negative që e rrethojnë. Tek dëshira, do të thotë realizimi i pakontestueshëm dhe i plotë i saj.

Dimër – Mjerim, sëmundje.

Djall – Ndikime të këqija.

Dorë – Shoqëri. Nëse dora është e hapur – shoqëri, nëse është e mbyllur – grindje.

Dorëza – Sfidë e madhe.

Dorezë – Një sfidë.

Dragua – E kaluara nuk ju len rehat. Është koha për zgjidhjen e problemeve të cilët janë fshehur kohë të gjatë.

Drapër – Zhgënjim në dashuri.

Drer – Një mosmarrëveshje ose grindje.

Dritare – Thashetheme lagjeje. E hapur, lumturi ndërmjet shoqërisë, e mbyllur – dëshpërim nga shoqëria.

Drunj – Keni shokë të mirë, do të ju plotësohet dëshira.

Druri – Do t’ju plotësohet plotësisht dëshira. Nëse është në fund, do të keni sukses ta ngadhënjeni një humbje financiare, si , bie fjala, do ta paguani një borxh material,do ta tejkaloni ndonjë rrezik dhe situatë në të cilën jeni, ose do të jeni.

Druri – Do t’ju plotësohet plotësisht dëshira. Nëse është në fund, do të keni sukses ta ngadhënjeni një humbje financiare, si , bie fjala, do ta paguani një borxh material,do ta tejkaloni ndonjë rrezik dhe situatë në të cilën jeni, ose do të jeni.

Dry – I hapur – befasi, i mbyllur – brenga.

Dushk – E ardhme e mirë.

Dylbi – Probleme për shkak të fshehjes, për ndonjë sekret.

Dylbi teatri – Një grindje, humbje e një miku.

DH

Dhelpër – Shok i pasinqertë, jo besnikëri.

Dhëmb – Do t’ju prijë e keqe në të ardhmen.

Dhija – Ju rrethojnë njerëz jokorrektë dhe jo të sinqertë. Nëse merreni me transaksione financiare, atëherë kini kujdes të madh në humbje.

E

Elefanti – Përparim i madh dhe i ngadalshëm, por me hapa të sigurt. Rruga e drejtë e ecjes përpara kah e ardhmja e sigurt…

Enë – Darsëm.

Engjëll – Ngjarje e gëzuesshme në shtëpi, lajme të mira.

F

Falkua – Gjykim.

Farë – Probleme kërcënuese, por kaluese.

Fasule – Varfëri.

Fëmijë – Ky simbol konsiderohet si shenja me domethënie më pozitive të komentit. Është tejet e rëndësishme se në cilën pjesë të filxhanit gjendet dhe zakonisht ndihmon konkretizimin e rrjedhjes së kallëzimit me figura tjera që e rrethojnë. Nëse figurat tjera parathonë ndonjë pengesë, rrezik apo vështirësi, afërsia e kësaj figure drejton kah ngadhënjimi i suksesshëm mbi të gjitha. Kjo figurë nënkupton edhe rilindje, gjegjësisht rimëkëmbje pas një periode të vështirë.

Femra (Vasha) – Fat dhe kënaqësi. Shumë femra:skandal, koritje, thashetheme. Nëse figura është në fund të filxhanit, një femër do të luajë rol të madh në daljen tuaj nga një situatë e vështirë.

Fener – Do të zbuloni kush ju ka vjedhur.

Fes, qeleshe – Lajm i këndshëm zyrtar.

Fier – Tradhti, një i dashur i pabesë.

Figurë shahu – Vështirësi në të ardhmen.

Filxhan – Shpërblim për përpjekje.

Flamur – Rrezik në të ardhmen.

Fletë – Mirëqënie, sukses.

Flutura – Mendjelehtësi. Naivitet. Çdokush ju shfrytëzon dhe përfiton nga ju. Nëse është me pika, ka mundësi të kaloni një sëmundje të lehtë.

Fole – Lumturi në familje.

Fole zogjsh – Harmoni në familje, dashuri.

Fortesë – Punë e kotë.

Foshnje – Brenga të vogla, por serioze, ndoshta do të fitoni ndonjë fëmijë apo lajm të mirë, e mundshme probleme të vogla, nëse ndodhet afër fundit të filxhanit, vështirësi për shkak të përgjigjeve të pamatura.

Fruta – Përparim.

Fshesë – Do të zgjidhni me shumë sukses problemet e juaja.

Fshikull – Energji të lartë, aktivitet seksual.

Fushë – Begati.

Fytyrë – Një fytyrë – një ndryshim, pengesë. Disa fytyra – një aheng.

G

Gaforre – Armik.

Gajde – Zhgënjim.

Gardh – Vështirë do ti realizoni dëshirat dhe planet tuaja.

Gëlltitës – Vendosmëri, udhëtime të papritura.

Gëlltitje – Mos merrni vendime të shpejta.

Gërçaku – Dikush prej jush pret që t’i ndihmoni sinqerisht. Nëse është në maje të filxhanit ,shëndet i mirë, ose, nëse vuani nga ndonjë sëmundje, perioda e shërimit të plotë. Në përgjithësi – periodë e suksesshme. Edhe kjo figurë ndihmohet dhe komentohet duke u plotësuar dhe zgjeruar në afërsi me figurat tjera që e rrethojnë.

Gërsherë – Janë të mundshme ndarjet e padëshirueshme,fjalosjet, mosmarrëveshjet. Nëse figura paraqitet në fundin e filxhanit-humbja e madhe.

Gisht – Thekson shenjën nga e cila është kthyer.

Gjarpër – Komentimi i simbolit të gjarprit në të gjitha parathëniet e fatit me çfarëdo metode, gjithmonë nënkupton thashethemet, intrigat dhe mundësinë e komplotit ndaj jush. Armiqësi dhe situata të vështira nga të cilat shumë vështirë mund të dilni. Është shenjë paralajmëruese. Kur është fjala tek shëndeti, kjo figurë paralajmëron sëmundjen. Nëse paraqitet në fund të filxhanit, gjithnjë ka të bëjë me familjen dhe rrethin e ngushtë. Edhe kjo shenjë kombinohet me domethënien e komentit të figurave tjera që e rrethojnë.

Gjeraqinë – Rrezik i papritur, xhelozi.

Gjerdan – E kapur – adhurues. E thyer – fundi i një marrëdhënie.

Gjeth druri – Lot.

Gjeth tërfili – Lumturi.

Gjethe – Përparim, e ardhme e mirë.

Gjethe dredhkë – Mik i besueshëm.

Gjethi – Do të merrni një lajm të rëndësishëm. Nëse ka më shumë gjethe, do të merrni lajme të shumta me rëndësi. Nëse gjethi rrethohet me ndonjë pemë tjetër, atëherë lajmet kanë të bëjnë në lidhje me domethënien e interpretimit të vetë simbolit të pemës.

Gjilpërë – Admirim.

Gjirafë – Mendo para se të flasësh!

Gjysëm muaj – Ndërrim i punës.

Gjyshe – “Zi” në shtëpi.

Gjysmëhëna – Një udhëtim.

Gogël lisi – Sukses. Në krye të filxhanit – sukses financiar. Në mes të filxhanit – shëndet i mirë. Në fund të filxhanit – përmirësim shëndeti dhe financash.

Gomar – Bëhu i durueshëm dhe optimist!

Gondolë – Romancë, udhëtim.

Gota – Respekti, nderimi, sinqeriteti, pastërtia shpirtërore. Kombinim i mrekullueshëm për komentimin me të gjitha figurat që e rrethojnë.

Gotë – Integritet, ndershmëri.

Govata – Në këtë periodë duhet të keni shumë kujdes;mund të gjendeni në situata të palakmueshme.

Gozhdë – Kini kujdes! Ju kanoset një padrejtësi e madhe. Marrje në gojë përmes thashethemeve. Urrejtje…Nuk përjashtohet as ndonjë hakmarrje e dikujt ndaj jush.

Gozhdë – Keqdashje, padrejtësi, dhimbje e fortë.

Grabitqar – Humbje, vjedhje, një armik me autoritet.

Grabujë – Bëhu i organizuar!

Gramafon – Kënaqësi.

Grenzë – Probleme në dashuri.

Grep – Dikush dëshiron t’ju lidhë apo t’ju mbështjellë, t’ju mbajë peng apo në kurth.

Grua – Kënaqësi.

Grusht – Një argument.

Guaskë – Lajme të mira.

Gur – Vështirësi të mëdha.

H

Hallka – Duhet të ketë sa më shumë. Nëse janë dy, harxhoni të holla. Mbledhje familjare në ndonjë festim (ditëlindje, festa fetare, por jo edhe darsëm, lindje fëmije).

Hap – Dëshmi në jetë.

Hardhuca – Ruajuni nga tradhtia dhe intrigat e të pabesëve e lajkatarëve. Jeni të rrethuar me njerëz të dyshimtë. Nëse parashikoni të filloni me një biznes të ri, mendohuni më gjatë, para se ta merrni këtë vendim, veçanërisht nëse biznesi ka të bëjë me partneritet (ortaki).

Hark – Shëndet i dobët, aksidente.

Hark dere – Udhëtim jashtë vendit, një martesë.

Hark shigjete – Skandal, thashetheme.

Harpë – Romantikë, harmoni në raport me personat që i doni, simbol i përparimit dhe lumturisë emocionale.

Harta – Edhe harta trajtohet njëra ndër shenjat më pozitive në kuadrin e togut të figurave që mund të paraqiten në filxhanin e kafesë. Është shenjë tejet pozitive. Harmoni në familje, harmoni e përgjithshme dhe fat në dashuri. Edhe kjo figurë zbut dhe tejkalon interpretimet negative të figurave tjera që e shoqërojnë.

Hekurudhë – Udhëtim i gjatë.

Hëna – Është simbol që ka shumë domethënie dhe interpretohet në forma të ndryshme: nëse është e plotë-lidhje të reja sentimentale; hëna e re-do të keni ndërrim të vendit të punës; gjysmëhëna-janë të mundura aksidentet në komunikacion; nëse është e rrethuar me pika-lidhje sentimentale, ose martesa për interes (leverdi); nëse në afërsi është simboli i yllit-divorce. Ky simbol kombinohet mjaft edhe me simbolet tjera në afërsi, prandaj, për interpretimin e saj në filxhan, gjithnjë shfrytëzoni fantazinë dhe kreativitetin tuaj.

Hëna me re – Depresion. E rrethuar me pika – martesë për pasuri.

Hudhër – Takim me person që do t’ju garantojë bashkëjetesë të gjatë.

Hundë – Ndokush pyet për ju.

Hut – Skandal, gabim, në fund të filxhanit – shqetësim për para, pranë dorëzës së filxhanit – probleme, telashe në shtëpi.

I

Ibrik – Përfitim i rëndësishëm, shëndet i mirë.

Infermiere – Sëmundje.

Iniciale – Person që do ta njoftoni.

Inicialet – Zakonisht të njerëzve që i njeh. Nëse janë afër një trekëndëshi – inicialet e të huajve.

Inkpot – Një letër, një mesazh.

Insekt – Ju presin brenga të vogla të cilat do t’i përballoni me sukses. Kjo figurë e paraqitur në maje të filxhanit, ka të bëjë me personalitetin tuaj; kah mesi i filxhanit, me punën dhe biznesin që momentalisht e kryeni; afër fundit, me farefisin dhe miqtë; në fund të filxhanit gjithnjë interpretimi i saj ka të bëjë me familjen.

Insekte – Vjedhje apo dëm i vogël.

J

Jahta (me vela) – Edhe pse nuk e shihni këtë, ju jeni të rrethuar me njerëz lakmitar dhe xhelozë. Po ashtu kjo, figurë mund të komentohet edhe si arritja e një sukses të papritur në ndonjë lëmë të jetës suaj.

Jakë – Varësi nga të tjerët për sukses dhe lumturi.

K

Kabinë – Një zhgënjim.

Kaci – Lajme të çuditshme për një mik.

Kaçubë – Miq të rinj, mundësi të reja.

Kafaz – Një propozim.

Kafaz zogjsh – Pengesa, grindje.

Kafkë – Shqetësime të mëdha, dështim, humbje.

Kafshë të egra dhe gjakpirëse: ujku, dhelpra, tigri, luani etj. – Kujdes shokët.

Kala – Mirëqënie financiare para martesës.

Kalaja – Fitim financiar përmes martesës, një karakter i fortë në dominim.

Kalë – Duke vrapuar – lajme të mira të dashurisë, duke ndenjur në vend – romancë.

Kali – Shenjë e mirë dhe tejet pozitive. Ka të bëjë me fitimin, miqësinë, lidhjen e sinqertë dhe besnikërinë. Komentohet si një dashuri në mes të sekseve të kundërta, sikurse edhe në shoqëri në mes të shokëve dhe shoqeve. Nëse është ati në vrapim, atëherë ju presin lajme të mira. Nëse shihet vetëm figura e kokës, atëherë do të keni një lidhje të re intime.

Kali me një bri – Dikush fshehurazi ju do dhe është I dashuruar në ju. Ju as që keni dijeni për këtë. Mendohuni dhe analizoni realitetin ku jetoni, sepse këndi nga i vështroni ju gjërat, nuk do t’ju ndihmojë që të keni suksese në jetë. Ka edhe shumë njerëz të dy gjinive që ju duan dhe që ju përkrahin sinqerisht, por ju fare nuk e regjistroni këtë. Nëse do të vazhdoni të mos i vëreni, dashuria e tyre e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare. Nëse komentohet dëshira , atëherë ka të bëjë me një simpati të fshehtë. Kujdes!

Kalorës – Spekulime. Sukses në punë.

Kambanore – Vonesë e vogël, fat i keq.

Kamë – Rrëmbyeshmëri, rrezik në të ardhmen, armiq.

Kamionçinë – Një martesë.

Kamxhik – Dhunë, agresivitet seksual.

Kanë – Fitim i rëndësishëm, shëndet i mirë.

Kangur – Harmoni në familje.

Kapak – Telashe, kujdesu.

Kapelë – Periodë shumë e suksesshme. Nëse është në fund të filxhanit, jepni kujdes më tepër partnerit tuaj bashkëshortor ose sentimental. Ka mundësi që dikush asaj/atij ti vardiset.

Kapelë – Një profesion i ri, një ndryshim. Nëse është e prishur – dështim i mundshëm. Në krye të filxhanit – diplomaci. Në fund të filxhanit – një rival.

Kaproll – Do të keni shoqëri me persona me pozicion të lartë.

Karkalec – Lajme nga miq që janë në rrugëtim.

Karriga – Shenjë pozitive. Suksese në çdo lëmë. Nëse është e rrethuar me pika, ju pret një fitim i madh.

Karrige – Një mysafir i papritur. Nëse është e rrethuar me pika – përmirësime financiare.

Karrocë – Dëshpërim.

Karrocë dore – Takim me një mik të vjetër.

Kasketë – Probleme.

Katror – Shenjë e keqe. Mërzi … jo disponim… melankoli… Dyshim dhe frikë nga çdo synim dhe veprim në të ardhmen.

Kazan – Vdekje.

Këllëf – Ndryshime në familje.

Këmbalec piktori – Sukses artistik.

Këmbë – Do të shtyni apo humbisni lajmet e mira.

Këmbët – Një vendim i rëndësishëm.

Kengur – Qetësi dhe lumturi në familje.

Këpuca – Një ndryshim për të mirë.

Këpucë – Ndryshim për të mire, shkuarje në rrugëtim apo ardhje e ndokujt. Mashkulli (këpuca) – udhëtim i suksesshëm, femrore – mysafir në shtëpi.

Këpucë me qafa – Arritje, mbrojtje nga dhimbjet.

Këpucë të prishura – Dështim.

Këpurdhë – Zhvillim, pengesa. Afër mbajtëses së filxhanit – një shtëpi në vend.

Kërpudha – Nëse është në maje të filxhanit, paralajmërim i një ndryshimi në jetë. Ndërrimi i vendbanimit,vendqëndrimit, krijimi i një skrofulle të re, fitore materiale. Nëse është kah fundi i filxhanit, do të keni sukses ta përballoni një situatë të papërshtatshme. e sinqertë do të zbehet, besa edhe as të humb fare. Nëse komentohet dëshira , atëherë ka të bëjë me një simpati të fshehtë. Kujdes!

Ketër – Përparim pas një kohe të vështirë.

Kisha – Ceremoni, para të papritura.

Kitara – Lumturi në dashuri.

Kitarë – Momente romantike me personin e dashur.

Klerik – Përparim, sukses.

Kodër – Pengesa.

Koka – Mundësi të reja.

Kokë – Befasi në realizimin e qëllimeve.

Kolonë – Promovim, sukses, arrogancë.

Kometa – Do të merrni një lajm për ndonjë risi të rëndësishme që ju as për së afërmi nuk e keni pritur. Do të keni një befasi të këndshme. Dikush do t’ju vizitojë papritur.

Kometë – Një mysafir i papritur.

Kompas – Udhëtim, ndryshim i punës.

Korb – Lajme të këqija.

Kosë – Rrezik.

Krahë – Porosi.

Krahët – Mesazhe.

Krahët (e shpezëve) – Periodë shumë e përshtatshme, lajme të mira pozitive. Në këtë periodë çdo nismë e çfarëdo pune apo aktiviteti tjetër do të jetë e suksesshme.

Kravatë – Fejesë.

Krehër – Mashtrim, një mik i rremë.

Krimba – Inate, përleshje. Armiq të fshehtë.

Krokodil – Ju kanoset rreziku. Mund të përjetoni një aksident në komunikacion. Befasi përherë të pakëndshme. Në përgjithësi figurë negative dhe në kombinim me shenjat tjera që e rrethojnë jep përfundimin negativ, pa marrë parasysh domethënien pozitive të figurave tjera.

Kryq – Sakrificë, probleme, shëndet i dobët. Brenda katrorit – shmangie e telasheve.

Dy kryqe – jetë të gjatë. Tre kryqe – arritje e madhe.

Kthetër – Armik

Kthetrat e shtazëve – Shenja e rrezikut të madh. Kini kujdes se ku, me kë dhe çka flisni, çfarë planesh bëni…jeni të rrethuar me armiq. Kurrë mos i tregoni kurrkujt gjërat intime dhe me interes të madh personal dhe mos flisni për to me basken. Populli ka një fjalë të urtë që e konkretizon më afër domethënien e interpretimit të kësaj figure: “Muri ka sy, gardhi ka vesh”.

Kudhër – Përpjekje me ndërgjegje.

Kufer – Ju arrijnë mysafirë të papritur, do të merrni një letër.

Kuletë – Përfitim, në fund të filxhanit – humbje, harxhim.

Kulla – Mundësi, zhgënjim.

Kullë – Jetë të gjatë dhe të lumtur.

Kullotë – Besnikëri, shoqëri, mirëqënie, ndihmë nga ndonjë shok. Shoqëri e sinqertë.

Kulme – Shtëpi e re.

Kulshedra – Në kohën e fundit duhet të jeni tejet të kujdesshëm sepse ju kanoset një rrezik. Është i mundur një konflikt në punë, me ndonjë shok ose mik të afërt, aksident komunikacioni, apo ndonjë fatkeqësi tjetër…Nëse kjo figurë është në fund të filxhanit, atëherë rreziku ka të bëjë në lidhje me familjen dhe farefisin në përgjithësi.

Kurora – Edhe kjo shenjë komentohet si tejet pozitive dhe ka të bëjë me suksesin në çdo lëmë të jetës. Domethënien dhe mundësinë e zgjerimit të saj jepjani ju vetë me aftësinë tuaj kreative dhe me fantazinë e kuptimit logjik.

Kurorë lulesh – Lumturi në të ardhmen.

Kuti – E hapur – probleme në dashuri që do të zgjidhen. E mbyllur – diçka e humbur do të gjindet.

L

Lak – Veprim i paparamenduar që sjell probleme.

Lak litari – Sukses, nderime të mëdha.

Lakër – Xhelozi dhe komplikime në punë.

Lakra – Jeni të rrethuar me miq dhe shokë jo të sinqertë dhe xhelozë. Ata ju bëjnë lajka sepse momentalisht kanë ndonjë interes personal, të cilin e realizojnë përmes jush në mënyrë direkte apo indirekte, përndryshe fare nuk ju duan dhe përherë xhelozojnë ndaj të gjitha sukseseve tuaja.

Lakuriq nate – Miq të rremë, një udhëtim që do të përfundojë me zhgënjim.

Lakuriqi i natës – Largojuni thashethemeve dhe intrigave. Ashtu sikurse juve nga të tjerët, edhe thashethemet tuaja për të tjerët janë të dëmshme. Analizoni në detale qëndrimet dhe sjelljet tuaja ndaj të tjerëve.

Lavaman – Probleme në shtëpi. Nëse është e thyer – probleme serioze.

Lejlek – Nëse është në fund të filxhanit – blerje në shtëpi, lindje, anësh filxhanit – humbje e shokut.

Lende lisi – Sukses. Në krye të filxhanit – sukses financiar. Në mes të filxhanit – shëndet i mirë. Në fund të filxhanit – përmirësim shëndeti dhe financash.

Leopard – Të reja për rrugën në vende tjera.

Lepur – Ndruajtje, lajme për një mik. Bëhu i guximxhëm!

Lepuri – Nuk e keni ndërgjegjen e pastër. Diçka ju ngacmon dhe ju mundon .Ndoshta fjala është për ndonjë gabim që e keni bërë në të kaluarën dhe tani vuani për të. Keni frikë dhe pasiguri. Ndjenja juaj mund të parashkruhet plotësisht paranoide. Nëse afër saj është ndonjë figurë me domethënie pozitive, atëherë ekziston rrugëdalja nga kjo gjendje.

Letër – Lajme. Nëse është afër pikave – lajme për para.

Letra – Arrijnë lajme të reja, nëse letra ka pika- do të fitoni para.

Libër – Nëse është i hapur – prisni veprime ligjore, sukses i ardhshëm. Nëse është i mbyllur – vonesa, studime të vështira.

Libri – Nëse është i hapur, atëherë do të keni probleme me organet shtetërore, me dënime, sanksione materiale dhe disiplinore, etj. Nëse është i mbyllur, atëherë do të keni pranë vetes një rrugë të gjatë për ta dëshmuar një pafajësi për të cilën jeni akuzuar, ose një të drejtë e cila ju takon, por që me kohë ju është cenuar.

Lis – Dukses, lavdi.

Litar – I gjykuar pa faj.

Llambë – Afër mbajtëses së filxhanit – para. Në skaj të filxhanit – festim. Jashtë filxhanit – humbje personale. Në fund të filxhanit – ngjarje shoqërore e shtyer.

Llambë (dy llamba) – Dy martesa.

Lodër – Nostalgji për kohën e kaluar, më së shumti për fëmijërinë.

Lojtar – Dëshpërim.

Lopatë – Punë e vështirë drejt suksesit. Duhet të mundoheni shumë për ti realizuar planet e juaja.

Lopë – Pasuri.

Luan – Keni përparim në punën tuaj.

Luani – Shenjë e mirë. Jeni të rrethuar me miq dhe shokë besnik. Keni gjithmonë ndihmën dhe mirëkuptimin e tyre. Sukses në të gjitha lëmenjtë, sepse keni guxim dhe çdo veprim që e bëni atë e ndjeni nga brendësia e shpirtit tuaj.

Lugë – Bujari, zemërgjerësi.

Lule – Do të realizohet një dëshirë e kamotshme. Mendohet në send apo dëshirë, si materiale, po ashtu edhe të natyrës morale. Kjo figurë e shoqëruar me figurat tjera që komentohen zi rrezik, ndikon në zbutjen dhe balancimi kah optimizmi dhe tejkalimi i vështirësive.

Lum – Rrjedhë dredha-dredha – nëse të pamartuar – ndarje të fejesës, nëse të martuar – dyshim në sinqeritet mes partnerëve.

M

Macë – Mospajtim me shokët, shpirtligësi. Keni kujdes, ndonjë i afërt do t’ju tradhëtojë, do të keni shokë të rremë dhe shoqëri të rrejshme.

Maçok – Një grindje, tradhti, një mik i rremë.

Majmun – Ndokush do të tentojë të ju mashtrojë.

Makinë – Fat i mirë.

Makinë petëzimi – Vështirësi në të ardhmen.

Mal – Ambicie e madhe. Do të keni sukses, takime të reja, shpërblime. Telashe apo probleme të mundshme.

Mal – Pengesë, ambicie të mëdha.

Margaritë – Lumturi në dashuri.

Marimanga – Kvilluani, një komplot dhe grackë që ia përgatitni dikujt, nuk do të ketë sukses. Për këtë mund të keni pasoja serioze.

Maskë – Tradhëti. Keni kujdes, një i afërt do ju mashtrojë – shokë të rremë. Nuk do të keni sinqeritet me personin e afërt, mashtrim, thashetheme, paqartësi.

Mbret – Fuqi e pabesueshme, forcë, sukses.

Mbreti – Një aleat i fuqishëm.

Medale – Shpërblim.

Medalje – Një shpërblim.

Merimangë – Tregon se paratë janë në ardhje (mund të ndodhë që nga disa rrethana ndokush t’ju vendos rrjet rreth juve). Ju pret lumturi e madhe.

Mi – Tradhëti, humbje e madhe.

Milingonë – Do të ballafaqoheni me punë të vështira.

Mitër – Nderime.

Miu – Vjedhje, tradhti.

Mizë – Acarime në familje. (Sa më shumë miza aq më shumë probleme të vogla.)

Mjegull – Gjithcka do t’ju shkëlqejë, rmjegulla të vogla – thashetheme, mjegulla të rralla – përfitim parash. Para jush keni probleme, nëse mjegullat kanë pika – do të keni probleme financiare. Po ju mundojnë mendime të rënda.

Mjek – Sëmundje, shkuarje në spital.

Mjellma – Krijesë e urtë dhe hyjnore. Gjithmonë komentohet si sukses në të gjitha lëmenjtë e jetës. Harmonia në familje, fitim, dëshirat e realizuara.

Mjellmë – Përmirësim i patrazuar, jetë e kënaqur.

Model – Parregullësi në fund të filxhanit – ndryshim i gjendjes material.

Mollë – Sukses në punë, takime të reja dashurie, do t’ju vie një ofertë e mirë. E keni patjetër të rrezikoni deri sa të arrini qëllimet.

Monedhë – Sukses financiar, përfitime, pagesë të borxheve.

Monstrum – Terror, dhunë.

Motor – Lajmet e reja do t’ju vijnë shumë shpejtë.

Motorist – Lajme të shpejta.

Muaj – Lumturi në dashuri, në gjysmën e parë të muajit – punë e re, gjysma e dytë e muajit – depresion, martesë për shkak të pasurisë.

Mullar bari – Mendo para se të veprosh!

Mulli me erë – Sukses biznesor përmes një pune të vështirë.

Mur – Biznes i pafrytshëm.

Murgeshë – Kasafortë.

N

Ndërtesë – Largim dhe zhvendosje.

Ngarkim – Gjëra të reja.

Njëbrirësh – Ndokush ju do në mënyrë të fshehtë dhe është i dashuruar tek ju. Skandal, pritje joreale.

Njerëz grup – Jeni në qendër të vëmendjes. Se ju adhurojnë shoqëria dhe rrethi, varet shumë nga figurat tjera përreth…

Njeri – Afër mbajtëses së filxhanit – një mysafir. Nëse shenja është e qartë dhe e dallueshme – mysafir me flokë të zeza. Nëse nuk është shumë e qartë – mysafir me flokë të drejta. Nëse është me krahë të shtrirë – mysafir me dhurata.

Njeri i gjymtuar – Sëmundje e shokut.

Notë muzike – E ardhme e mirë.

Numra – Luaj loto me ato numra.

Numrat – Tregojnë një periudhë kohore, numrin e ditëve para se të ndodh një ngjarje.

Nxjerrëse tapash – Kuriozitet që do të shkaktojë probleme.

Nyje e këmbës – Jostabilitet

O

Oktapod – Rrezik.

Ombrella – Jeni të vetmuar dhe ndjeheni të braktisur,prandaj ju nevojitet një strehim, mbrojtje e dikujt,një mbështetje… Nëse ombrella është e hapur, atëherë mos u brengosni – do ta gjeni mbështetjen. Nëse ombrella është e mbyllur nuk do të keni përkrahje apo mbështetje nga askush, edhe pse e keni pritur këtë, posaçërisht nga ata më të dashurit.

Ora – Nëse është në maje të filxhanit , duhet të jeni të shpejtë në realizimin e planeve dhe qëllimeve të përcaktuara. Koha nuk pret , sepse më vonë do të jetë me të vërtetë vonë. Nëse është në mes, ju vjen një rast i përshtatshëm të cilin me çdo kusht duhet ta shfrytëzoni. Nëse është në fund, kujdes nga rreziqet , ju kanoset sëmundja , aksidenti, apo ndonjë fatkeqësi tjetër.

Orë – Së shpejti do të keni takim të rëndësishëm.

Orë gote – Një vendim që duhet bërë.

Orë rëre – Rrezik i pashmangshëm, papërfundim, koha që mbaron.

Oxhak – Rreziqe të fshehta.

Oxhak dhome – Çështje që lidhen me shtëpinë tuaj.

P

Pagëzore – Një lindje.

Paketë – Befasi.

Pallto – Një ndarje, një fund i miqësisë.

Pallua – Me bisht të shpërndarë – pasuri, tokë. E rrethuar me pika – një jetë luksoze. Afër një unaze – një martesë në pasuri.

Palma – Është simbol tejet pozitiv pa marrë parasysh se në cilën pjesë të filxhanit tregohet.

Papagall – Problem në mesin e miqve, një skandal, një udhëtim.

Parafango – Kujdes nga një person që nuk e pëlqen!

Parashutë – Shpëtim nga rreziku. Do të largoheni nga problemet.

Parcelë – Një surprizë.

Parericë – Ndihmë nga një mik.

Pata – Ftesa, vizitorë të papritur.

Patë – Zgjidhje për vendime të mira.

Paterica – Ndihmoni një mik të ngushtë.

Patkua – Fat i mirë.

Pëllumb – Nëse është ulur – një përmirësim në treg. Nëse është duke fluturuar – lajme të rëndësishme.

Pëllumb i bardhë – Fat i mirë.

Pema – Është një shenjë shumë e mirë dhe pozitivja i saj rritet veçanërisht kur është sezon e pemëve që paraqitet si figurë në filxhan. Zakonisht figura e pemëve ndihmon kallëzimin në kombinim me shenjat tjera dhe domethënien e tyre.

Pemë – Ndryshim në të mirë, plotësim i ambicieve. Ju pret periudhë e mirë, përmirësime të gjithanshme. Simbolizon stabilitet, fillim të ri, shpresë dhe realizim të dëshirave.

Pemë palme – Sukses, nderim, lumturi në dashuri.

Pendë – Dëshirat dhe planet tuaja do ti pengojnë prindërit apo vëllezërit dhe motrat tuaja.

Pentagon – Ekuilibër intelektual.

Përbindësh – Terror, tmerr.

Perde – Një sekret.

Perime – Pakënaqësi e përcjellur nga kënaqësia.

Perlë – Të ardhurit rrotull, pasuri e fituar.

Pesëkëndësh – Paqja harmonia perioda e qetësisë dhe e stabilitetit. Parathotë zgjidhjen e të gjitha problemeve ekzistuese.

Peshk – Në maje dhe në mes të filxhanit interpretohet si një brengë dhe preokupim juaji për një problem me të cilin ballafaqoheni momentalisht. Nëse është në fund të filxhanit, nënkupton fat dhe sukses në të gjitha lëmenjtë e jetës, posaçërisht në hapat konkrete familjarë.

Peshkaqeni – Keni apetite dhe ambicie të mëdha, por ato, për fat të keq nuk do të realizohen as përafërsisht.

Peshore – Një padi. Peshorja e balancuar – drejtësi. Peshorja e pabalancuar – padrejtësi.

Peshorja – Peshorja zakonisht simbolizon drejtësinë,gjykatën dhe çështjet që kanë të bëjnë në lidhje me gjyqësinë. Me të nënkuptohen kontestet gjyqësore dhe mundësia e zgjidhjes së tyre “PRO” ose “KONTRA” interesave të të vrojtuarit. Nëse është në pozitë të drejtë, e drejta do të ngadhënjejë. Nëse anon në njërën anë, atëherë do të pasojë një padrejtësi. Shpeshherë në fund të filxhanit komentohet edhe si shkurorëzim gjyqësor i martesës, apo më konkretisht, divorc gjyqësore.

Pika – Simbolizon rëndësinë e shenjës së afërt. Disa pika – para.

Pikë në fundërrinë – Pikë e bardhë – thashetheme, pike e zezë – letër e kaëndshme, më shumë pika të zeza – dhuratë.

Pikëpyetje – Hezitim, kujdesi.

Piramidë – Sukses solid.

Pirun – Një mik i rremë, lajka.

Pishë – Ngjarje e rëndësishme në dimër.

Pishtar – Një kthesë për të mirë.

Pistoletë – Rrezik.

Pjatë – Grindje në shtëpi.

Pjatë veze – Rreziku po kalon.

Plep – Fëmijët tuaj do të kenë sukses.

Polic – Armik i fshehtë.

Pompa – Vizita e një miku të vjetër dhe të dashur, i cili ka qëllime tejet të sinqerta ndaj jush. Andaj, këshillat dhe ndihmesa e tij e sinqertë do të jenë të mirëseardhura në përballimin e disa problemeve dhe paqartësive jetësore.

Pompë – Bujari, zemërgjerësi.

Port – Dinjitet.

Portë – Mundësi, lumturi e ardhshme.

Pranga – Probleme.

Profil – Mik i ri.

Profili (i njeriut) – Kontakte dhe miqësi të reja. Ju pret një njoftim i ri me personin e caktuar, zgjerim i shoqërisë. Kryekëput shenjë pozitive. Nëse është në afërsi të ndonjë shenje tjetër që tregon një situatë të pazgjidhshme, atëherë kjo figurë mund të interpretohet si dalje nga situata e caktuar me ndihmesën e një personi të cilin posa e keni njoftuar.

Proshutë – Armiqësi me rrethin.

Pulë – Hare në familje.

Pullë – Do të ju plotësohet dëshira për realizimin e së cilës keni pritur mjaft gjatë.

Pullë postale – Kushtoni rëndësi shenjave apo simboleve para tij.

Pupël – Jostabilitet, mospërputhje, mungesë e përqendrimit.

Puro – Miq të rinj.

Pus – Kurth, dredhi.

Pushka – Nëse është në maje, atëherë jeta juaj është e rrezikuar. Më e papërshtatshme do të ishte nëse është në fund të filxhanit,pasi që do të thoshte se jeta e juaj është në rrezik të madh.

Q

Qafore – Lumturi, ndërprerje të lidhjes.

Qeni – Miqësi dhe sinqeritet. Nëse qeni është në vrapim, ju presin lajme të mira. Nëse figura është në fund të filxhanit, tregon mikun apo ndonjë person shumë të dashur që është në rrezik.

Qerre – Sukses në biznes.

Qershi – Një lidhje dashurie e lumtur.

Qift – Të lidhur.

Qiriri – Sukses i madh në mësime (shkollë, universitet, aftësim). Në këtë sukses mund të përfshihen të gjitha aftësimet dhe trajnimet profesionale. Si figurë e dëshirës, ka të bëjë me kryerjen e shkollës, diplomim, dhënie të provimit…

Qizmet – Nëse është në maje, fitim, fitore e madhe në të gjitha lëmenjtë. Ata që luajnë lotari, do të kenë fitimin e premisë, studenti në shkollë, afaristi në punë etj. Kryesisht fitimi ka të bëjë me anën materiale. Nëse është në fund, mossuksesi dhe koritja. Nëse me shputë është e kthyer kah fundi , ju pret një udhëtim i largët nga shtëpia.

R

Retë – Problem në të ardhmen. E rrethuar me pika – probleme me para.

Revolja – Respektoni ligjshmëritë morale ligjore dhe njerëzore. Ato janë bazë e etikës së një shoqërie. Shpesh në varshmëri nga shenja apo shenjat tjera në afërsi, komentohet si kontakt i fshaftë seksual me gruan apo burrin (femra) e dikujt te afërt. Nëse nuk veproni kështu, mund të keni probleme.

Rosa – Para duke ardhur.

Rosë – Paratë që po i prisni po ju arrijnë.

Rrathë – Pasiguri, vdekje.

Rrem – Një shqetësim i vogël, ndihmë në vështirësi.

Rrethi – Do ta përfundoni me sukses një punë. Do të realizoni një dëshirë të madhe. Sa më e pastër dhe më e qartë të jetë, aq më shpejtë do të realizohet kjo dëshirë.

Rrjetë – Kurthë. Keni kujdes do të bini në kurth. Bëhuni vigjilent para jush po ndodhin mashtrime.

Rroje – Grindje, ndarje.

Rrotë – Mosinformim. Ndryshimi i pasurisë, trashëgimi.

Rrush – Harmoni, lumturi në dashuri. Jetëgjatësi.

Rubinetë – Zgjidhje e problemit, thellësi.

S

Sahat – Mënjanim vonese, mendim për të ardhmen, shërim nga një sëmundje.

Sediment në fund të kodrës – Përfitim i madh, trashëgim, ky sediment apo fundërrinë e prerë në vija – ndarje të çiftit bashkëshortor ose të fejesës.

Sëpata – Ju presin situata të pazgjidhur dhe pengesa serioze në synimet tuaja. Nëse rrethohet me ndonjë figure, e cila komentohet tejet pozitivisht, atëherë ekziston dalje nga këto situata.

Sfurk tridhëmbësh – Sukses në det.

Shah (Figurë) – Vështirësi në të ardhmen.

Shakull – Plane me pengesa.

Sharrë – Dikush punon në drejtim të rrezikimit të interesave tuaja jetike. Nëse është në fund të filxhanit, këto interesa kanë të bëjnë me harmoninë familjare dhe raportet farefisnore. Nëse figura e sharrës paraqitet në momentin e komentimit të dëshirës, atëherë realizimi i kësaj dëshire me çdo kusht tentohet të pengohet nga ndokush.

Shat – Punë e vështirë drejt suksesit.

Shatërvan – Sukses dhe lumturi në të ardhmen.

Shenjtor – Mirëqënie në shtëpi.

Shesh – Martesë e lumtur.

Shigjeta – Shumë shpejt mund të pranoni lajme të këqija. Kurrë nuk komentohet si figurë e vetme, por e konkretizuar me figurat tjera që e rrethojnë.

Shigjetë – Lajme të këqija.

Shishe – Një shishe – kënaqësi, lajme të mira, më shumë shishe – sëmundje.

Shkallë druri – Promovim, gradim.

Shkallët – Shenjë tejet pozitive. Sukses në çdo drejtim… Përparim në afarizëm, karrierë … Në përgjithësi, ngritje dhe përballim i problemeve dhe vështirësive jetësore.

Shkëmb – Vështirësi. Probleme të vogla që shpejtë do t’i tejkaloni.

Shkop – Vizitor

Shkop për këmbë – Një mysafir.

Shkronja të alfabetit – Shpeshherë, varësisht nga rrjedha e kallëzimit dhe figurave që e rrethojnë, shkronjat e alfabetit interpretohen si inicial i ndonjë personi të caktuar, por, në përgjithësi, shkronjat tregojnë një paralajmërim të keq, rrahje, burg, një sëmundje të rëndë, pikëllim…Nëse është figura e shkronjës në maje të filxhanit, atëherë interpretohet si pabesi dhe tradhti.

Shkurre – Miq të rinj, mundësi të reja.

Shpatë – Dëshpërim, mosmarrveshje, përleshje, grindje…

Shpor – Një dëshirë e dhënë.

Shportë – Nëse është bosh – shqetësime për para. Nëse është e mbushur – një dhuratë. Nëse është e mbushur me lule – sukses social. Nëse është e rrethuar me pika – janë duke ardhur para të papritura. Nëse është afër mbajtëses së filxhanit – një bebe. Në krye të filxhanit – pronësi.

Shqiponjë – Figurë paralajmëruese e mundësisë së një konflikti me shokun, dashnoren, bashkëshorten, me udhëheqësin në punë, me policinë, gjyqësinë, si dhe me organet tjera shtetërore.

Shqopë – Fat i mirë.

Shtëpi – Siguri, në krye të filxhanit – sukses në dashuri, në fund të filxhanit – mosmarrveshje në martesë, ndarje.

Shtëpia – Nëse është kah maja filxhanit- sukses në planin sentimental. Nëse është kah fundi- mospajtime bashkëshortore, konflikte martesore, shkurorëzime… Në përgjithësi – moment i përshtatshëm për planet tuaja.

Shtrat (Kreveti) – Nëse është i rregulluar, vlerësime të arsyeshme; i parregulluar – probleme të vogla të natyrës personale.

Shtrigë – Rrezik, mashtrim, helmim.

Shtylla – Mos u sillni me mendjelartësi dhe prepotencë. Kjo sjellje juaja iu pengon shumë shokëve dhe miqve që ju kontaktojnë. Nëse “lëshoheni në tokë” ju presin ditë të lumura dhe suksese , përparim në jatë.

Shtyllë – Miq mbështetës.

Shtyllë drejtuese – Thekson shenjën nga e cila është kthyer.

Shtypje – Mundësi e mirë për punësim.

Sirenë – Joshje, një ofertë që nuk është ashtu siç duket. Duhet të mbroni qëndrimet e juaja.

Skelet – Humbje e parave, shëndet i dobët. Periudhë e rëndë për ju, posaçërisht nga aspekti financiar. Konkretisht kjo figurë nënkupton varfërim, por edhe sëmundje të mundshme.

Skeptër – Fuqi, autoritet.

Slitë – Përvetësim i padëshiruar.

Spiralja (e anijës) – Nëse figura duket në maje të filxhanit, atëherë interpretohet si një udhëtim i suksesshëm; nëse është në fund të filxhanit, do të keni sukses të dilni nga një situatë e vështirë në të cilën keni rënë me fajin tuaj. Nëse spiralja është e rrethuar me pika, atëherë interpretohet si një fitim financiar në lojëra të fatit.

Spirancë – Në krye të filxhanit – sukses në biznes dhe romancë. Në mes të filxhanit – begati. Në fund të filxhanit – sukses social.

Struc – Udhëtim.

Sy – Do të vijnë vështirësi më të mëdha, bëhuni syhapur. Jeni të rrethuar me armiq.

Syri – Vështirësi që do të kapërcehen, bëj kujdes!

T

Taksi – Një zhgënjim.

Tavolina – Ju pret një takim me shoqëri të gjërë. Biseda të rëndësishme në drejtim të përparimit të biznesit dhe pasurisë financiare.Lidhja e një kontrate të re me një zgjërim dhe avansim edhe më të madh të bisnesit ekzistues.

Tavolinë – Një letër që përmban lajme të mira.

Telefoni – Harresa mund t’ju shkaktojë dëme të konsiderueshme në jatën tuaj.Kjo shpeshherë nga disa vrojtues të fatit përmes filxhanit komentohet edhe marrja e ndonjë lajmi të pritur.Nëse figura paraqitet pas vënjes së gishtit për dëshirën, atëherë paraprakisht në lidhje me dëshirën tuaj, së shpejti do të merrni një lajm përmes telefonit.

Teleskop – Avanturë.

Tendë – Udhëtim.

Tenxhere – Ndihmë në shoqëri.

Tërfil – Përparim, fat i mirë, dëshirë që do të realizohet.

Therrje – Kujdes, rrezik! Ruajuni.

Thika të kryqëzuara – Diskutime

Thikë – Ndërprerje të lidhjes, ndarje, gjykim. Keqkuptime të mëdha, hidhërim. Lidhje të prishura. Afër mbajtëses së filxhanit – divorc. Në fund të filxhanit – padi në gjyq.

Thonj – Padrejtësi, pakënaqësi, mossukses.

Thua – Shokë të fshehtë, shenjë për rrezik të madh, kujdes me kë shoqëroheni.

Timon – I plotë – e ardhme e mirë, sukses i merituar. I thyer – zhgënjim. Afër qarkut të filxhanit – para të papritura.

Tinar – Një aheng.

Tokëz – Zhgënjime.

Tokmak – Skandal, një ndërmarrje e vështirë.

Top – Lajme nga ushtar ose persona me uniformë.

Top futbolli – Sukses, realizim i qëllimeve.

Top lufte – Lajme për një ushtar apo punonjës të qeverisë.

Torba (trasta) – E hapur jeni në rrezik, dikush ju përcjell. Nëse është e mbyllur dhe në fund të fixhanit, atëherë do të keni sukses t’i shmangeni një situate tejet të parëndësishme.

Torbë, çantë – Sekreti që fshihni do t’ju zbulohet.

Trekëmbësh për varje – Dështim shoqëror, armiq të hutuar.

Trekëndëshi – Nëse është i këthyer kah maja e filxhanit, ju pret një sukses i madh, nëse është i kthyer kah fundi, atëherë planet tuaja nuk do të realizohen. Te dëshira, kjo shenjë komentohet si një ituatë e koklavitur dhe e pasqaruar sa duhet.

Tren – Sipërmarrje të reja.

Trëndafil – Famë, shëndet i mirë dhe lumturi.

Trung – Një udhëtim i gjatë, vendime fatale.

Tryezë – Takim shoqëror. E rrethuar me pika – konferencë financiare.

Tub – Mendime, zgjidhje e një problemi. Mbaj mendjen hapur!

Tufë lulesh – Dashuri dhe lumturi.

Tupan – Skandal, sigurisht në punë, jokëndshëm për fillim.

Tym – Gjykim.

U

Udhë, rrugë – Udhëtim, nëse është rruga e drejtë – gjithcka është në rregull, nëse është e lakuar – ka kuptim të kundërt.

Ujëvarë – Përparim. Tepër emocionuese.

Ujk – Armiqësi, xhelozi, egoizëm. Nevojë për familje.

Unaza – Nëse është në maje të filxhanit, do të keni një lidhje të re sentimentale, kurse martesa e tanishme është në shkatërrim e sipër.Për të pamartuarit dhe beqarët, unaza në maje të filxhanit nënkupton lidhjen e fejesës.Nëse është në mes të filxhanit, atëherë do të keni lidhje stabile bashkëshortore.Afër fundit të filxhanit, ndarje.Nëse është në fund të filxhanit, vdekja e personit të dashur, mikut, njërit bashkëshort. Pra, një humbje e madhe e dikujt të dashur.

Unazë – Përmbushje. Në krye të filxhanit – martesë. Në mes të filxhanit – propozim. Në fund të filxhanit – fejesë e gjatë. Unazë e plotë – martesë e lumtur. Unazë e thyer ose unazë afër kryqit – fejesë e prishur. Dy unaza – plane në përfundim.

Urë – Ekziston barrier në sukses, do të keni komplikime të pakëndshme.

Urnë – Pasuri, lumturi.

Ushqim – Sukses i madh në punë, sa më shumë ushqim aq më tepër sukses.

V

Vajzë – Nder në familje.

Valigjja – Do të merrni një lajm të rëndësishëm dhe tejet të pritur nga një person.Dikush do t’ju vizitojë befasisht. Gjithnjë, edhe këtë figure, gjatë interpretimit, kombinojeni me figurat tjera që e rrethojnë.

Valltar – Zhgënjim.

Vargmalet – Nëse shihen qartë atëherë ju pret sukses i madh në të gjitha lëmenjtë e jetës. Nëse janë ngapak të lakuara, ju pret konkretisht fitim financiar.

Varka – Nëse është në maje të filxhanit, paralajmërim i një udhëtimi. Nëse është në mes, dashuria romantike. Nëse është afër fundit, llafosje me të dashurin dhe probleme familjare në lidhje me tradhtinë që është bërë nga ana juaj.

Varr – Vdekje e të afërmve.

Vaskë – Zhgënjim.

Vathë – Keqkuptim.

Vazo – Dinjitet. Shërbim ndaj shoqërisë. Martesë.

Vazo piperi – Një sekret i mundimshëm.

Vazo tavoline – Një mik në nevojë.

Ventilator – Flirtim, pamaturi.

Veshi – Lajme të quditshme, do të befasohesh

Veturë – E mbushur – vdekje e një shoku, veturë e zbrazët – udhëtim i papritur.

Veza – Paralajmërim i periodës që do t’ju sjellë sukses në çdo lëmië të jetës.Edhe ky symbol zbut domethënien negative të simboleve tjera që e rrethojnë.

Vija – Vijat vertikale janë qëllimet tuaja në jetë. Vija sa më e madhe dhe e errët, aq më mirë rezultati bëhet. Nëse vija arrin buzën e kupës, ajo konsiderohet e mbara për atë qëllim. Të gjitha vijat apo shtigjet e drejta tregojnë një plan të qartë me qëllime specifike, ndërsa vijat e valëzuara ose të prishura nënkuptojnë pasiguri.

Vijat – Është me rëndësi të ceket se figurat e vijave komentohen në nënyrë të veçantë kur janë më larg nga figurat e tjera dhe më së shpeshti si përbërje në afërsi të ndonjë figure tjetër Nëse këto vija janë të drejta dhe të qarta, sukses i shpejtë.Nëse janë të lakuara dhe parabolike, atëherë suksesi është i arritshëm, por do të vijë më ngadalë dhe tërthorazi.

Vijë – E drejtë dhe e qartë – udhëtim, përparim, sukses, vijë e lakuar – dëshpërim, vijë e pjerrët – gabim në punë.

Violina – Shokët dhe miqtë ju gjelozojnë dhe nuk dëshirojnë që të keni sukses në jetë. Ju kurdisin gracka nga pas, kurse në fytyrë ju lavdërojnë dhe lajkatojnë me komplimente.

Violinë – Egotizëm.

Vishnje – Një lidhje dashurie e lumtur. Lumturi në punë.

Vozë – Jeni duke mbajtur shpresë.

Vrapues – Nuk veni baste.

Vrima e çelësit – Kujdes nga kureshtja e kotë!

Vullkan – Gjërat janë jashtë kontrollit tuaj.

X

Xhaketë – Një ndarje, një fund i miqësisë.

Xhami – Para të papritura. Përparim i jashtëzakonshëm në çdo aspekt.

Xhevahire – Një dhuratë.

Xhezve – Sëmundje e lehtë.

Xhip – Sukses i madh në punë.

Xhirafë – Mendoni më herët se sa flisni.

Xhygymi (i çajit) – Nëse është në maje të filxhanit, ju presin kënaqësitë e caktuara. Këto mund të jenë në lidhje me punën, shoqërinë dhe dashurinë. Nëse është afër fundit,i largoheni fjalëve , zënkave dhe konflikteve në shtëpi.

Y

Ylberi – Rilindje,tejkalim I të gjitha problemeve jetsore. Rifillim i ndonjë pune të re.Gjithnjë edhe kjo figure kombinohet dhe interpretohet në mvarshmëri me figurat tjera që e rrethojnë.

Yll – Sukses i madh në punë, shëndet i mirë, lumtrui e plotë.

Ylli – Nëse ka më shumë se gjashtë dhe më pak se pesë rema-probleme të mundshme financiare.Nëse janë një grup yjesh, atëherë ju pret një ngjarje e dhembshme. Nëse gjendet afër ndonjë shenje që komentohet si negative, atëherë afërsia e yllit nënkupton ekzistimin e shpresës së daljes nga kjo gjendje ose situatë e vështirë.

Z

Zagar – Fat i mirë.

Zambak – Lumturi, jetëgjatësi.

Zana – Argëtim dhe magjepsje.

Zarfi – Do t’ju vijë një lajm. Nëse figura e zarfës nuk reflektohet si e qartë, atëherë ju presin lajmet e papërshtatshme. Nëse është rrethuar me pika, ju presin humbje financiare. Nëse ëstë e rrethuar me yje ose ndonjë figure të arrmës së zjarrtë, ka mundësitë keni punë me organet shtetrore të policisë.

Zebelin – Vonesa, këmbëngulje e domosdoshme.

Zebra – Avanturë, jetë jo e rregullt. Pavendosmëri.

Zemër – Ngazëllim në jetën emocionale, kënaqësi, martesë, lumturi, shoqëri. Nëse është në fund të filxhanit – njoftim i ri, shoqërim me dikë.

Zemra – Dashuri, besim dhe besnikëri.

Zgjedhë – Dominim nga të tjerët.

Zgjua bletësh – Përparim.

Zhabë – Kujdes nga lajkat!

Zile – Lajme të papritura. Në krye të filxhanit – promovim. Në fund të filxhanit – lajme të këqija. Dy zile – gëzim. Disa zile – një martesë.

Zingjir – Një bashkim legal, një martesë ose ortakëri.

Zinxhir – Martesë ose fejesë, sukses i madh. Duhet tëmundoheni më shumë në punë.

Zjarr – Arritje. Shmangni reagimet e shpejta!

Zog – Lajme të mira.

Zogjët – Nëse janë në fluturim, atëherë shumë shpejt do të pritni lajme të mira. Nëse qëndrojnë në vend, ju pret një rrugë e sukseshme. Posaçërisht nëse janë tufë atëherë është shenjë tejet fatlume.

Zvarranik – Mik i pabesë. Dëshpërim në shoqëri, do t’ju mashtrojë shok i juaj – rrezik.

Nga Rubrika